Ndërron jetë gjuhëtari Besim Bokshi

Është ndarë sot nga jeta gjuhëtari Besim Bokshi, njëkohësisht kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Vdekja e tij është komentuar nga kolegë dhe të njohur të tij, të cilët kanë vlerësuar kontributin e Bokshit. Studiuesi arbëresh Matteo Mandala shkruan në profilin e tij në “Facebook” për vdekjen e Bokshit, duke përcjellë me këtë rast konsideratat e veta për punën dhe kontributin e akademikut kosovar. “Na la i nderuari prof. Besim Bokshi, gjuhëtar i shquar nga Kosova, historian i shqipes, studiues me formim gjenerativist, organizator i jetës shkencore në Prishtinë, pjesëmarrës në tubimet shkencore albanologjike, kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës. Bota albanologjike sot është më e varfër... Kujtimi i prof. Bokshit do të jetë i përjetshëm! Arbëreshët do ta kenë gjithmonë të gjallë në kujtesën e tyre! Lamtumirë Mjeshtër e Mik”, shkruan Mandala.
s.z
Add new comment