Arkiv-Lajme
Gjekmarkaj shkruan për vërshimin e orientalizimit në muzikën shqiptare. “Një largim i skajshëm nga folku shqiptar”
Agron Gjekmarkaj shkruan sot në “Panorama” për një dukuri që ka prekur thellë shoqërinë shqiptare këto 23 vjet. Bëhet fjalë për një lloj të ri të kënduari dhe për pasojë për kultivimin e disa shijeve të reja estetike dhe muzikore përmes ritmit të tallavasë dhe tekstit të thjeshtuar në maksimum, gati një rrëfim erotik i një muhabetçiu të ngeshëm lagjeje. Shembull për këtë Gjekmarkaj sjell këngën e Mihanes, që këndohet tej e përtej Shqipërisë, e që sipas tij nuk është çudi që të bëhet shkak për inicimin e çfarëdolloj nismash.
Qeveria shqiptare vendos dërgimin e një kontributi për qeverinë irakene. “Panorama” i referohet një vendimi të 15 gushtit që flet për dërgim armësh
Gazeta “Panorama” përcjell sot një lajm sipas të cilit më 15 gusht të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar “një vendim sekret” siç shkruan ajo për dërgimin e një kontributi falas për qeverinë irakene. Kontribut i cili konsiston në një sasi armësh dhe municionesh si 10 mijë automatikë , 22 milionë fishekë për automatikët model 56, 15 mijë granata dore mbrojtëse, 15 mijë predha mortaje 60 mm, 12 mijë predha mortaje 80 mm dhe 5 mijë predha mortaje 120 mm.
Përplasje mes tregtarëve dhe policisë në zonën e ish-uzinës “Dinamo”
Është riktyer protesta e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish--uzinës “Dinamo”. Që në orët e para të mëngjesit, ka rifilluar protesta përmes së cilës kërkohet që tregu aktual të mos mbyllet. Madje kësaj radhe ka edhe akuza për ushtrim dhune nga ana e policisë. “Që nga ora 12:00 e natës strukturat e policisë na kanë bërë terror, ishin me skafandra, të blindur. Nuk lënë asnjë biznes të hyjnë në tregun ‘Dinamo’. Janë mbi 500 biznese që janë bllokuar”, citon “Balknaweb” protestues.
Çështja BSH, nesër prokurori merr në pyetje ish-drejtorin e Monedhës, Çollaku
Neser paradite në qelitë e paraburgimit të Burgut 313 prokurori Ramadan Troci, pritet të marrë në pyetje Dorian Çollakun, drejtorin e repartit të Emisionit të Monedhës në Bankën e Shqipërisë, ku rezultojnë të jenë vjedhur 713 milionë lekë të reja. Kjo është seanca e parë e marrjes në pyetje e Çollakut pas urdhër arrestit që solli vetëdorëzimin e tij në javën e parë të gushtit. Epiqendra e pyetjeve të Prokurorisë së Tiranës më shumë se akuza për shpërdorimin e detyrës që ka Çollaku, do jenë ato për të gjetur se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura.
Ana tjetër e medaljes. Biznesmeni sarandjot K.Lapa: Si e njoh unë 40 vjeçaren E.G
Biznesmeni që kishte punësuar denoncuesen e Agron Canes në Sarandë, Kostaq Lapa, ka rrëfyer për shqiptarja.com profilin që ai ka ndërtuar për gruan 40 vjeçare që akuzoi sekretarin e deputetit Koço Kokëdhima, E.G. Sipas Lapës, denoncuesja ka qenë katër herë e punësuar dhe katër herë është shkarkuar për parregullsi në punë.
Bashkëluftëtari përgënjeshtron vdekjen e Muhaxherit dhe poston një foto
Një bashkëluftëtar i terroristit Lavdrim Muhaxheri e ka përgënjeshtruar përmes fb lajmin e vrasjes së tij. Basri Sylejmani ka postuar një foto me sqarimin e Muhaxheri është shëndoshë e mirë, dhe “le të plasin dushmanat”. Njoftimet nga televizioni kurd KNNC, thanë dje se është konfirmuar vrasja e Lavdrim Muhaxherit dhe trupi i tij sipas kosovalbaner.de është paraqitur në ekranet e këtij televizioni.
Italianët dhe “Kristali”: Si të diplomohesh për stomatologji në dhjetë ditë
Nuk ka qenë vetëm Renzo Bossi. Rasti i diplomimit të një tjetër shtetasi italian në Universitetin “Kristal” është dërguar në Prokurori, ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i dikasterit te Arsimit Plarent Ndreca gjatë prezantimi të raporti të shkeljeve të këtij Universiteti që për më tepër nuk ka qenë i akredituar nga Ministria. Ai evidentoi rastin e shtetasit italian Vincenco Nespola i cili është diplomuar për stomatologji te Kristali më 20 korrik 2011, por që ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë.
Papa Françesku I rrëfen për sëmundjen që i jep veç 2-3 vjet jetë! “Pastaj do pushoj pranë Zotit!”
Veç shpjegimit për vizitën shqiptare, Papa Françesku ka bërë një deklaratë tjetër, këtë herë tronditëse për gazetarët në avion duke u kthyer nga Korea e Jugut. Ai ka deklaruar se i kanë mbetur 2 ose 3 vjet jetë, pa dhënë shumë detaje, por duke treguar se ka të bëjë me një “çështje nervash”. Siç zbulon Daily Mail, për këtë neurozë të mistershme Ati i Shenjtë ka thënë se e sheh si “një bujari të Zotit. Përpiqem të reflektoj për gjithë mëkatet e mia, për gabimet, pa u krekosur sikur jam krenar. Dhe e dini pse? Sepse unë e di që do të zgjasë pak.
Pallat 20 katësh pranë digës së liqenit. PS kërkon dorëheqjen e Bashës, ky i fundit: “Jeni kundër investimeve strategjike dhe punësimit”
Ndërtimi i një pallati të ri 20-katësh, anash digës së liqenit Artificial në Tiranë, për socialistët është tallje e kryebashkiakut të Tiranës, Basha, me qytetarët e Tiranë. Ervin Bushati, sekretar për Çështjet Ekonomike në PS, e përshkroi lejen e ndërtimit, dhënë nga Basha, si talljen më të fundit të tij ndaj qyetetarëve të kryeqytetit, sepse “nuk ka mbajtur premtimin se do të hapte parqe të reja, në një kohë që dënonte punën e kandidatit tjetër për kryetar bashkie. Ndaj Basha duhet të japë dorëheqjen”.
Më 23 gusht hyn në fuqi ligji i ri kundër konsumimit të duhanit në mjedise të mbyllura. Kreu i ISHSH-së, Deda: “Nuk do të tolerojmë”
Ligji i ri kundër përdorimit të duhanit në mjedise të mbyllura hyn në fuqi më 23 gusht dhe duket se Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror është i vendosur të mos lejojë më tolerime në zbatimin e tij. “Duke filluar nga 23 gushti nis rreptësisht zbatimi i ligjit. Nuk do ketë tërheqje, por do të ketë punë edhe nga gjithë inspektoriatet e tjera të ngarkuara me ligj për ta bërë atë të zbatueshëm.