Papa Françesku I rrëfen për sëmundjen që i jep veç 2-3 vjet jetë! “Pastaj do pushoj pranë Zotit!”

Postuar në 19 Gusht, 2014 09:46

Veç shpjegimit për vizitën shqiptare, Papa Françesku ka bërë një deklaratë tjetër, këtë herë tronditëse për gazetarët në avion duke u kthyer nga Korea e Jugut. Ai ka deklaruar se i kanë mbetur 2 ose 3 vjet jetë, pa dhënë shumë detaje, por duke treguar se ka të bëjë me një “çështje nervash”. Siç zbulon Daily Mail, për këtë neurozë të mistershme Ati i Shenjtë ka thënë se e sheh si “një bujari të Zotit. Përpiqem të reflektoj për gjithë mëkatet e mia, për gabimet, pa u krekosur sikur jam krenar. Dhe e dini pse? Sepse unë e di që do të zgjasë pak. Dy ose tre vjet dhe pastaj do të pushoj në shtëpinë e Zotit”. Nën këtë informacion, merr një tjetër ngjyrë edhe vizita e afërme shqiptare e Papës Bergolio në Shqipëri.

 

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po ku dreqin i degjoni keto lajme. Nuk eshte e vertete! Mos shkruani budallalleqe se late nam.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.