Çështja BSH, nesër prokurori merr në pyetje ish-drejtorin e Monedhës, Çollaku

Postuar në 19 Gusht, 2014 17:21

Neser paradite  në qelitë e paraburgimit të Burgut 313 prokurori Ramadan Troci, pritet të marrë në pyetje Dorian Çollakun, drejtorin e repartit të Emisionit të Monedhës në Bankën e Shqipërisë, ku rezultojnë të jenë vjedhur 713 milionë lekë të reja. Kjo është seanca e parë e marrjes në pyetje e Çollakut pas urdhër arrestit që solli vetëdorëzimin e tij në javën e parë të gushtit. Epiqendra e pyetjeve të Prokurorisë së Tiranës më shumë se akuza për shpërdorimin e detyrës që ka Çollaku, do jenë ato për të gjetur se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura.
Prokuroria dyshon se paratë janë transferuar me rrugë ilegale jashtë shtetit, dhe Çollaku vetëm këtë vit ka pasur 12 hyrje-dalje jashtë Shqipërisë, në Itali dhe Austri, por kryesisht në Greqi, madje është regjistruar në dalje edhe me automjet me targa greke. 
Herën e fundit që është regjistruar në kufi, ishte në datën 7 korrik kur ka dalë në drejtim të Greqisë. Ndërsa për vitin 2013, Çollaku është regjistruar 14 herë të tjera në kalimin e kufirit. 
Ardian Bitraj, i akuzuari kryesor për vjedhjen e parave nuk ka dalë jashtë Shqipërisë, prej vitit 2011, sipas burimeve në drejtim të Turqisë. Për prokurorinë, nuk është e besueshme dëshmia e Bitrajt që pretendon se ka vjedhur për 4 vjet 713 milionë lekë të reja dhe i ka humbur ato në baste. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.