Arkiv-Lajme

"Barbaria urbane e kryer nga dhënia e lejeve të ndërtimit", Rama: "Është koha që ky kapitull të mbyllet me forcë"

Postuar në 22 Gusht, 2014 04:44

Kryeministri, Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit ka bërë të ditur se, “do të pezullohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015”.

Pengatogoni: Shteti Islamik mund të jetë kërcënim më i madh se Al Kaeda

Postuar në 22 Gusht, 2014 03:55

Sekretari amerikan për Mbrojtjen thotë se Shteti Islamik mund të përbëjë një kërcënim më të madh se Al Kaeda për SHBA-të dhe për këtë ka kërkuar vazhdimin e përpjekjeve për dobësimin e grupit që kërkon formimin e këtij shteti.

Duke folur në një konferencë në Pentagon, Hagel tha se mundësia e një sulmi ajror në Siri është duke u marrë në shqyrtim.

Nga ana tjetër ai mbrojti dështimin e forcave speciale amerikane për shpëtimin e gazetarit të vrarë James Foley.

 

S.S

Koha Ditore: Vritet informatori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Postuar në 22 Gusht, 2014 02:58

Mediet në Kosovë raportojnë se, një person i rekrutuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është vrarë në Siri.

Nga ana e saj AKI e ka përgënjeshtuar një gjë të tillë, por “Koha Ditore” shkruan se, F.S., rreth 42 vjeç ishte rekrutuar si informator dhe bashkëpunëtor nga AKI-ja për të dhënë informata rreth kosovarëve që luftojnë në Siri.

Ai ishte identifikuar nga Agjencia inteligjente që drejtohet nga Bashkim Smakaj dhe ishte rekrutuar, pas shkuarjes së parë në Siri si

njëri prej vullnetarëve të parë.

Një thirrje për ndalimin e vizitës së Janullatosit në varrin e Shën Kozmait

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:58

“Ora-News” lajmëron se një komitet, që bashkon 26 organizata joqeveritare, ka kërkuar që ndalohet vizita, më 24 gusht, e kreut të KOASH-it Anastas Janullatos në Kolkondas të Fierit, në varrin e Shën Kozmait, ose Kozma Etolit siç njihet ndryshe. Komiteti ka një emër që të jep shpresë, por edhe që mëton rolin e një gardiani të një çështjeje shumë të madhe. Ai quhet: Komiteti Koordinues për Mbrojtjen dhe Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Ahmet Davutoglu drejt postit të kryeministrit në Turqi

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:02

Erdogan merr presidencën dhe ka lajmëruar se detyrën e kryeministrit ka ndërmen t’ia kalojë ministrit të Jashtëm, të mirënjohurit Ahmet Davutoglu. Kjo pasi me largimin e Erdoganit drejt kreut të shtetit, ky i fundit ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i kreut të partisë. Me këtë rast Erdogan ka nominuar sërish Davutoglunë, i cili duhet të zgjidhet javën tjetër në kongres. Nëse ai kalon, atëherë caktimi në detyrën e kryemnistrit është  i natyrshëm.

Çështja e Sarandës, Kokëdhima ndërhyn në diskutimin në rrjetet sociale. “Pati një koalicion të ndyrë që donte të nxirrte përfitime nga kjo ngjarje”

Postuar në 21 Gusht, 2014 15:40

Koço Kokëdhima ka reaguar sot sërish lidhur me ngjarjen e Sarandës, nisur kjo siç njofton “Shekulli” nga një diskutim në rrjetet sociale për këtë çështje. “Cane nuk ka pasur kompetenca të autorizuara nga unë për të krijuar marrëdhënie ndikuese me qytetarët. Gjithë raportet e tij me E.G. janë personale, të paautorizuara nga unë dhe jashtë funksioneve të tij. Për gjithçka ai akuzohet s’ka lidhje me veprime, autorizime apo mosveprime te miat. Cane është në duart e drejtësisë dhe duhet të përgjigjet përpara saj. Këtu ka mbaruar puna jonë me të.

Ekzekutimi i agjentit kosovar nga ISIS, ka mendime se shkak ishte mospërgatija dhe pakujdesia e shërbimit kosovar

Postuar në 21 Gusht, 2014 12:57

Para disa ditësh në mediat kosovar u njoftua për ekzekutimin nga grupi militant ISIS I një agjenti të shërbimit sekret të Kosovës. Dhe kjo çështje solli në vëmendje një veprimtari të AKI-të, shërbimit kosovar jashtë vendit, çka nuk ishte trajtuar më parë në media. Mirëpo sot “Telegrafi” shkruan se agjenit në fjalë mund të jetë ekzekutuar pasi është dekonspiruar si pasojë e mungesës së kualifikimit për operacione të tilla, apo edhe për mungesë të mbështetjes.

Pacolli edhe njëherë në “vëmendje”. Kësaj radhe për mënyrën sesi kalon pushimet

Postuar në 21 Gusht, 2014 11:35

Duket se ka edhe më mirë se të jesh deputet në Kosovë. Ndonëse nuk kaloi dot pragun 5% për të hyrë në Parlamentin e Kosovës, por sërish, ish-zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli duket se nuk ja kalon keq. “Express” përcjell disa foto ku tregohet Pacolli në një jaht. Dhe kjo siç shkruan “Express” ndërkohë që politikanë shumë të rëndësishëm, gati figura historike të Kosovës, “hynin e dilnin duke djersitur në Gjykatën Kushtetuese”. “Jo rrallë, politikanët e tjerë janë munduar ta bëjnë pasurinë e tij, por jo me punën e tyre, por me para të shtetit.

Hiqen tarifat Roaming brenda hapësirës ballkanike. Iniciativa përfshin Turqinë, Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Bullgarinë

Postuar në 21 Gusht, 2014 10:58

Një marrëveshje jo pak e rëndësishme është duke u arritur mes vendeve të Ballkanit. Mediat në rajon njoftojnë se mes Turiqsë, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Kosovës dhe Bosnjes është vendosur të eliminohet tarifa e Roaming-ut që aplikohen për thirrjet telefonike të operatorëve celularë të një shteti tjetër. Marrëveshja do të fianlizohet në fund të vitit 2015 dhe ajo pasqyron nismën e BE-së që synon ta elimojë këtë tarifë edhe brenda unionit.

Ekzekutimi i gazetarit Foley, mediat amerikane raportojnë se më herët ISIS kërkoi 100 milionë euro për lirimin e tij

Postuar në 21 Gusht, 2014 10:16

Vrasja e gazetarit James Foley dhe publikimi i ekzekutimit të tij përmes një videoje, duket se fsheh nga pas edhe një histori që është diçka më “pak” sesa pretendimet e ISIS dhe kërkesat politike të tij. Këshut CNN njofton sot se për lirimin e Foleyt, ISIS ka kërkuar 100 milionë euro, fakt ky që është konfirmuar edhe nga Global Post, ku edhe Foley punonte. Global Post nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë përgjigja, por raportohet se çdo diskutim me ISIS është ndarë me qeverinë amerikane.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme