Ekzekutimi i agjentit kosovar nga ISIS, ka mendime se shkak ishte mospërgatija dhe pakujdesia e shërbimit kosovar

Postuar në 21 Gusht, 2014 12:57

Para disa ditësh në mediat kosovar u njoftua për ekzekutimin nga grupi militant ISIS I një agjenti të shërbimit sekret të Kosovës. Dhe kjo çështje solli në vëmendje një veprimtari të AKI-të, shërbimit kosovar jashtë vendit, çka nuk ishte trajtuar më parë në media. Mirëpo sot “Telegrafi” shkruan se agjenit në fjalë mund të jetë ekzekutuar pasi është dekonspiruar si pasojë e mungesës së kualifikimit për operacione të tilla, apo edhe për mungesë të mbështetjes. “Ai dyshohet se ka shfrytëzuar rrugën të cilën e kanë përdorur ndonjëri nga luftëtarët e ISIS për t’u infiltruar brenda grupit”, shkruan “Telegrafi”. Ndërkohë, Florian Qehaja, nga Qendra për Studime të Sigurisë (QKSS), mendon se duhet patur kujdes kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e shërbimeve sekrete. “Për ekzekutimin e agjentit të AKI-s,ë duhet parë me rezerva sepse nuk ka asnjë bazë që mund të vërtetohet. Kur kësaj i shtohet edhe fakti që performanca e AKI-së lë shumë për të dëshiruar në aspektin më bazik - atë defanziv, atëherë konstatimi për marrjen me rezervë të këtij rasti veç çka fuqizohet”, ka thënë ai.

http://almakos.com/lajme/kosove/58789-si-e-mori-ne-qafe-aki-ja-agjentin-e-saj.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.