Arkiv-Lajme

Përkujtohet vizita e Strauss. Rama: “Strauss ra në sevda me Shqipërinë”. Meta: “Në BE, po të ishte dëgjuar”. I biri Max: “Zyra e Ramës, më e veçanta”

Postuar në 20 Gusht, 2014 13:57

Sot është organizuar një ceremoni përkujtimore për 30-vjetorin e vizitës në Shqipëri të Franz Josef Strauss. Është disi e pazakonshme që të kremtohet një vizitë, e ngulitur më së shumti në publicitikën shqiptare si një “shans i humbur”, përderisa është data e vendosjes së marrëdhënieve ajo që zakonisht kujtohet. Gjithsesi ceremonisë I është kushtuar rëndësi, pasi në të ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ka qenë prezent edhe djali I Strauss, Max. “Në kohën e Strauss Shqipëria ishte zona më e errët e Europës. Ne donim të shkonim në drejtim të Greqisë.

Serbia dhe Bosnja do të prezantohen me projekte të përbashkëta në konferencën e 28 gushtit

Postuar në 20 Gusht, 2014 12:11

Beogradi zyrtar ka bërë një përpjekje të re për të maksimalizuar përfaqësimin e tij në konfereëncën e 28 gushtit në Berlin, ku është bërë e ditur se do të marrin pjesë drejtues të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Aleksandër Vuçiç ka shfrytëzuar takimin në Beograd me zv.kryeministrin boshnjak, Zlatko Lagumdzija për të deklaruar se në Berlin të dyja vendet do të prezantojnë projekte të përbashkëta. Bëhet fjalë për projekte infrastrukturore për të cilat do të synohet subvencionimi nga BE, tani që Gjermania ka kthyer vëmendjen nga rajoni ynë.

Ndryshime në drejtimin e tv “Ora-News”. Ylli Rakipi caktohet drejtor i Përgjithshëm

Postuar në 20 Gusht, 2014 11:41

Ylli Rakipi, themeluesi i gazetës “Albania”, e mbyllur prej disa vitesh, por me një emër në lëmin e gazetarisë së shkruar, duket se do t’i rikthehet angazhimit direkt në drejtimin e një medieje. Kësaj radhe bëhet fjalë për një televizon, konkretisht “Ora-News” ku siç njofton vetë ky television, Ylli Rakipi do të mbajë pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, ndërkohë që Ilva Tare do të jetë Drejtore e Informacionit.

Tani edhe Italia do të furnizojë kurdët me armë

Postuar në 20 Gusht, 2014 10:22

Edhe Italia do të furnizojë kurdër me armë. Kjo bëhet e ditur sot teksa komisionet e Marrëdhënieve me Jashtë dhe ato të Mbrojtjes në Senatin italian, kanë miratuar rezolutën që mbështesin qeverinë në angazhimin e saj për të ndihmuar ushtarakisht kurdët. Ndërkohë Matteo Renzi ka vizituar Irakun ku është takuar me kryeministrin në ikje Nouri Al Maliki ndaj të cilit ka përcjellë një mesazh, me ton disi sensacional. “Europa, këto ditë duhet të jetë në Irak, përndryshe nuk është Europë”, ka thënë Renzi.

20 katëshi te Liqeni, përfaqësues të mazhorancës apelojnë për ndalimin me “të gjitha mjetet”

Postuar në 20 Gusht, 2014 08:31

Projekti i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një pallati 20-katësh në parkun e Liqenit Artificial është mbajtur sot në vëmendje nga përfaqësues të mazhorancës, që duket se e kanë kthyer në një çështje politike kundër Lulzim Bashës. Kështu përveç dy dlajeve të Ervin Bushatit të PS-së, sot kanë dalë kundër projektit edhe nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, si dhe kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame. “Ai kompleks atje që ngjan me një qytet të ri, është një skandal juridik, është një korrupsion politik dhe një katastrofë urbane e shoqëruar nga një katastrofë mjedisore gjithashtu.

Takim në Presidencë për reformën territoriale. Nishani paralajmëron një “Jo” për hartën e re

Postuar në 20 Gusht, 2014 07:21

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë sot një qëndrim të parë zyrtar mbi reformën territoriale. Faqja zyrtare e Presidencës bën me dije për një takim të Nishanit me  përfaqësues të Shoqatës së Komunave të vendit , në të cilin është folur për këtë çështje.

NASA jep një përgjigje për videon e diskutueshme të “Njeriut në Hënë”

Postuar në 20 Gusht, 2014 06:50

Disa javë më parë në mediat ndërkombëtare u trajtua jo pak lajmi për një video të postuar në “Youtube” e ku me pamje përcillej ideja se në sipërfaqen e Hënës ishte konstatuar një figurë  misterioze(http://www.youtube.com/watch?v=7QdYvelStn8#t=35). Videoja mori më shumë se 2 milionë klikime në dy muaj. Kjo ka shtyrë NASA-n të dalë me një shpjegim.

Radikalizmi fetar, sfidë edhe për komunikimin publik. Një polemikë që lidhet me trajtimin mediatik të arrestimeve në Kosovë

Postuar në 20 Gusht, 2014 06:26

Çështja e radikalizmit fetar në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare më pak, po priret të realizojë atë që pritej në mungesë të reagimeve të duhura institucionale dhe të një qëndrimi të shëndetshëm shoqëror. Ky është keqkuptimi, ose më saktë përballja mes dy radhëve në këtë front të posa konfiguruar brenda botës shqiptare. Kjo pasi lufta ndaj radikalizmit një hap ndahet nga stigmatizimi mbi baza fetare, apo përgjithësimi shumë semplist se feja është burimi ekskluziv i radikalizmit.

Militantët e ISIS publikojnë ekzekutimin e gazetarit amerikan

Postuar në 20 Gusht, 2014 05:26

Grupi militant Shteti Islamik ka publikuar nje video shokuese ku tregohet vrasja e gazetarit amerikan James Foley, i zhdukur në Siri në nëntor të vitit 2012. Në mesazhin qe shoqëronte videon, militantet thonë se vrasja është një hakmarrje për sulmet ajrore amerikane kundër shteti islamik në Irak. Nëna e gazetarit të vrarë, diele Foley, ka shkruar në profilin e saj në Facebook se ishte krenare për djalin e saj. “Ai dha jetën në përpjekje për t’i treguar botës vuajtjet e popullit sirian”, -shkruan ajo.

Bankat trefishojnë fitimet. “Shqip” shkruan se me këtë rast është rritur edhe transferimi i parave jashtë vendit

Postuar në 20 Gusht, 2014 04:40

Gazeta “Shqip” shkruan sot se fitimi i bankave në Shqipëri është trefishuar, çka do të duhet të nënkuptonte një lajm pozitiv për ekonominë në tërësi. Arsye për këto fitime, të cilat merren nga Shoqata Shqiptare e Bankave, është stabilizimi i kredive me probleme dhe ulja drastike e shpenzimeve për mbulimin e kredive me probleme, ndërkohë që fititmi është 5.4 miliardë lekë. Mirëpo, pavarësisht këtij fitimi, “Shqip” që i refeorhet statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky fitim nuk po reflekton flekisbilitet në kreditimin e ekonomisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme