Takim në Presidencë për reformën territoriale. Nishani paralajmëron një “Jo” për hartën e re

Postuar në 20 Gusht, 2014 07:21

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë sot një qëndrim të parë zyrtar mbi reformën territoriale. Faqja zyrtare e Presidencës bën me dije për një takim të Nishanit me  përfaqësues të Shoqatës së Komunave të vendit , në të cilin është folur për këtë çështje. Në njoftimin përkatës nënvizohet  se “Presidenti garantoi se mbështet plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale duke e konsideruar atë si një çështje te rëndësishme”, por fjalia përmbyllet me një lloj toni paralajmërues kur shton se “kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.  Nëse do ta lexonim drejt këtë frazë, ajo nënthotë se ligji që ka tanimë në tryezë Presidenti nuk vjen në përmbushje me kërkesat e Kushtetutës. Aq më tepër kur në po të njëjtin njoftim Presidenti i Republikës shprehet se “ kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar”. Dhe më tej: “ Kam marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit që pritet të shqyrtohet nga Kreu i Shtetit”.

s.z

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po ku eshte cudia ketu,ky eshte president i PD jo i vendit,njeri pa dinjitet,kujton mustaqja se se eshte akoma oficer dhe jo kreu i shtetit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.