20 katëshi te Liqeni, përfaqësues të mazhorancës apelojnë për ndalimin me “të gjitha mjetet”

Postuar në 20 Gusht, 2014 08:31

Projekti i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një pallati 20-katësh në parkun e Liqenit Artificial është mbajtur sot në vëmendje nga përfaqësues të mazhorancës, që duket se e kanë kthyer në një çështje politike kundër Lulzim Bashës. Kështu përveç dy dlajeve të Ervin Bushatit të PS-së, sot kanë dalë kundër projektit edhe nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, si dhe kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame. “Ai kompleks atje që ngjan me një qytet të ri, është një skandal juridik, është një korrupsion politik dhe një katastrofë urbane e shoqëruar nga një katastrofë mjedisore gjithashtu. Duhet ndaluar me çdo kusht. Është një çmenduri që një kryetar bashkie që erdhi me premtimin për të ndaluar betonizimin…është e pafalshme dhe e patolerueshme deklarata e Bashkisë që duke prerë pemë dhe duke shtuar beton shtohet gjelbërimi!”, thotë Manjani. Përmendja e premtimit të Bashës në këtë prononcim dhe për më tepër shkelja e tij sipas Manjanit, mund të konsiderohen si qëndrime distancuese të LSI-së ndaj Bashës, dikur kandidat i përbashkët i saj dhe i PD-së në zgjedhjet e vitit 2011. Nga ana tjetër Artan Lame ka deklaruar se ky prjekt duhet ndalur me çdo kusht. “Sot po dalë për të ridenoncuar një tjetër krim nga krimet e këtij plani, shkatërrimin e zonës sportive poshtë digës së liqenit. E kam denoncuar edhe në prill , por Bashkia tashmë e ka dhënë lejen dhe tashmë po përdorin një gënjeshtër edhe më të madhe, duke thënë se përmes  këtyre 5 monstrave betonarmaje (për pallatin që do ndërtohet pranë digës), do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Broçkulla”, nënvizoi Lame, sipas të cilit “ vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonën më të ndjeshme të qytetit”.  “Në këtë situatë, ka ardhur koha që e gjithë shoqëria shqiptare të ndërgjegjësohet për këtë spirale marrëzie në të cilinë kemi hyrë. Ka ardhur koha që qeveria shqiptare, me të gjitha mjetet e mundshme ligjore, pavarësisht kufizimit të tyre absurd, të gjejë rrugët për të shpëtuar mbytjen e këtij qyteti në shtresën e betonit.  Askush nuk mund të fshihet më pas dokrrave për pavarësi të qeverisjes vendore, sepse këtu vetëm qeverisje vendore nuk kemi më. Askush nuk mund të fshihet pas dokrrave për sulme politike, sepse këtu s’ka më poltikë, por beton që mbush me para xhepat e të paktëve”, shtoi ai.

s.z 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ke te drejte Lame, te bllokohet ky projekt monstruoz i Bashes! Te behet Tirana Rocks i Rames!&nbsp;</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Kur ndertimet i bente Rama ku nuk ndihej ndersa tani i ka ardhur zeri.&nbsp; Lame flet per skandal juridik kur vete banon ne nje apartament te paligjshem. Hajde politikane tallava hajde!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.