Gjekmarkaj shkruan për vërshimin e orientalizimit në muzikën shqiptare. “Një largim i skajshëm nga folku shqiptar”

Agron Gjekmarkaj shkruan sot në “Panorama” për një dukuri që ka prekur thellë shoqërinë shqiptare këto 23 vjet. Bëhet fjalë për një lloj të ri të kënduari dhe për pasojë për kultivimin e disa shijeve të reja estetike dhe muzikore përmes ritmit të tallavasë dhe tekstit të thjeshtuar në maksimum, gati një rrëfim erotik i një muhabetçiu të ngeshëm lagjeje. Shembull për këtë Gjekmarkaj sjell këngën e Mihanes, që këndohet tej e përtej Shqipërisë, e që sipas tij nuk është çudi që të bëhet shkak për inicimin e çfarëdolloj nismash. “Banaliteti ka pushtuar një pjesë të së ashtuquajturës muzikë shqiptare, që në fakt nuk dihet se çfarë është...Një vërshim i orientalizmit aziatik me atë greko-sllav nuk has asnjë pengesë, përkundrazi, ka krijuar modë dhe tendencë asimiluese”, shkruan Gjekmarkaj. Sipas tij shumë prej këtyre këngëve që këndohen në Shqipëri “dëshmojnë për një largim të skajshëm nga tradita e folkut shqiptar”. Shqetësimi është me vend, pasi një gjë dihet me siguri: se kënga zgjat në kohë dhe në këtë shtrat jetëgjatësie nuk ka pse të përjashtohet “Mihania”. Por largimi nga këto “gusto” për të “kënduar me vepra” brenda tesktit, do të vijojnë, pasi siç shprehet vetë Gjekmarkaj “lirizmit ia kanë zënë vendin instinktet, ëndrrave shfrimi, pasionit meteliku”.
s.z
Comments
gjynah ky gjekmarkaj, do
<p>gjynah ky gjekmarkaj, do ishte bere teneqexhi me nam ne viset e mirdites, kurse tani tenton te caje me dajre neper territoret e sprovuara te shqiperise se mesme, qe jane ca si teper nazelie per te pranuar kete shpirtngushtesi blegtorale. </p>
Add new comment