Ligji 24/1 në SHBA: Ndërpritet pensioni për një fjalim politik. Hegseth paditet nga një Senator

Postuar në 12 Janar, 2026 21:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk po e administrojnë me qetësi kalimin efektin të pushtetit në suazën mandatit të dytë të Donald Trump. Pas episodit në Mineapolis ku gjeti vdekjen një grua 37 vjeç si pasojë e konfrontimit me përfaqësues të agjencisë së imigracionit dhe doganave – ICE – sot u raportua nisja e ndjekjes penale nga Departamenti i Drejtësisë për kreun e Rezervës Federale Jerome Powell për shkak se ai “nuk i është bindur preferencave të presidentit”.

Ndonëse ka shumë hollësi pas një nisme të tillë, është evidente se konfrontimi me establishmentin e vjetër është sistematik. Sot media në SHBA njoftojë për një tjetër episod: senatori i Arizonës, demokrati Mark Kelly, një veteran i Marinës Ushtarake amerikane, ka vendosur të padisë Departamentin e Luftës dhe Sekretarin Pete Hegseth për shkak se i është ndërprerë pensioni. Shkak është bërë një deklaratë e Kellyt përmes së cilës bënte thirrje që ushtarakët të mos u bindeshin urdhërave antiligjorë.

Është e qartë se asnjëherë më parë në historinë e vendin tonë, Ekzekutivi nuk ka imponuar sanksione ushtarake ndaj një anëtari të Kongresit për shkak se është përfshirë në fjalime të pafavorshme politike

citojnë mediat padinë.

Deklarata u bë në muajin nëntor bashkë me disa demokratë të tjerë dhe sipas Kellyt, Hegseth është angazhuar në “një kryqëzatë antikushtetuese” ndaj tij duke përcjellë mesazhe shqetësuese te çdo ushtarak I pensionuar. Më herët Hegseth, duke cilësuar se qëndrimet e Kellyt nuk përcojnë rend dhe disiplinë, justifikojnë uljen në gradë të tij, por senatori ka replikuar duke argumentuar se:

Kushdo e di se grada fitohet, nuk jepet…Tani Pete Hegseth do që veteranët e ushtrisë të jetojnë nën kërcënimin real se mund të privohen nga grada dhe pagesa, vite apo edhe dekada pasi kanë lënë shërbimin ushtarak, thjesht pse ai apo një tjetër Sekretar i Mbrojtjes, nuk pëlqen çfarë kanë thënë. Kjo nuk është mënyra sesi bëhen punët në SHBA dhe nuk do të hesht

Me valë të ndryshme dhe në vijimësi, është e qartë se një formë e konfliktit civil po fermentohet në SHBA, pasojat e të cilit ende nuk janë manifestuar qartë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.