Kritika për SPAK dhe burgosjen e Veliajt nga Izraeli ku ka pasion shtetëror për vrasjen e fëmijëve

Postuar në 10 Janar, 2026 15:41

Ky opinion(https://www.jpost.com/opinion/article-882589) i publikuar tri ditë më parë në Jerusalem Post, është shpërndarë së fundmi nga zyra e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës.

Shkrimi i qan hallin marrëdhënieve që kanë ngecur mes Shqipërisë dhe Izraelit për arsye që lidhen me politikën penale në Shqipëri. Autori merret me shifra konkrete: 62% e arrestuarve në paraburgim në Shqipëri, krijojnë pasiguri të madhe juridike tek investitorët izralitë.

Mandej autori vë në dukje se aleatë të Izraelit, si Ilir Meta dhe Erion Veliaj ndodhen në paraburgim, diçka kjo shumë serioze për autorin Israel Kasnett. I cili madje i lejon vetes të bëjë thirrje që Veliaj të lirohet dhe kthehet në detyrë. Kasnett përmend edhe SPAK si pararojë të këtij dëmi që po i bëhet Shqipërisë pasi mban larg investitrët hebrenj.

Kjo është padyshim tepër. Një gazetar që shkruan nga një shtet që ka vrarë mijëra fëmijë, ka bombarduar zona të tëra civilësh në emër të sigurisë së vet, nuk ka surrat t’i moralizojë edhe një vendi si ky yni se çfarë duhet të bëjë me drejtësinë e vet. Është tepër që nga ana e anës kushdo mund të japë mend për punët tona, përmes shkrimeve si ky që sepse ngjajnë të lobuar dhe që madje kujtojnë se qeveria Rama nuk i ka punët mirë me administratën Trump.

Këtu nuk kemi të bëjmë me opinione, por me sulm mediatik në anglisht ndaj një aparati sigurie të një vendi tjetër. Kush e merr këtë opinion si të rëndësishëm pse e shkruan një hebre është naiv dhe fatkeq, pasi koha po i mëson të gjithëve se brroçkullat mbeten të tilla pavarësisht gjuhës. Mjerimi i njerëzve si Veliaj është dyfish në këtë rast, pasi tregon se ai mund të lypë dhe bëjë çdo gjë për të dalë nga qypi ku e meriton të jetë edhe pse do të duhet sa më shpejt me vendim gjykate të formës së prerë.

E pas tij edhe Avdalli që qeveris.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.