Nuk kemi zgjidhje. Rusia duhet të bëjë diçka të tmerrshme që të rivendosë kredibilitetin e vet

Postuar në 09 Janar, 2026 00:29

Po komentohet gjerësisht një intervistë e fundit e presidentit amerikan Donald Trump për gazetën “The Neë York Times”.

Nuk më duhet rendi ndërkombëtar. Pushteti im kufizohet nga mendja dhe morali im

thotë Trump.

Por mandej ai shton se precedenti Maduro nuk do të ndiqet nga Kina në Tajvan pasi “unë ia bëra të qartë presidentit kinez”.

Ndoshta do ta godasë Tajvanin me një president tjetër amerikan, jo me mua

vijon Trump.

Më tej Presidenti amerikan thotë se traktati i ri i mospërhapjes së armëve duhet të përfshijë edhe Kinën, një qasje logjike që nuk para pajtohet me deklarimet e tjera hiperindividualiste.

Rrëmuja e qëndrimeve të tilla sugjeron se presidenti amerikan do të shihet si sundimtar i botës, paqëtues dhe i pasfiduar. Në këtë kuptim atij i rrinë ngushtë prerogativat kushtetuese duke iu referuar strikt pushtetit të pastër ekzekutiv. Por si mund të akomodohet bota me një politikë të tillë emotive? Që sa ka nisur të imponojë pasiguri dhe që me këto ritme shumë shpejt do të çojë në frikë.

Një tjetër aspekt këtu është se Trump e trajton botën si audiencë amerikane duke injoruar me gjasë mënyrën si interpretohen disa qëndrime. Nuk është rastësi që Rusia p.sh  ka mbajtur profil të ulët për rastin  Maduro dhe bllokimin e anijes së vet në Atlantik. Ndërkohë që Ukraina ka kaluar në plan të dytë. 

Edhe për zhvendosjet masive të të mjeteve në Britani, nuk ka një qëndrim të qartë nga askush dhe ndihet se diçka e madhe po përgatitet. Toksikimi ka mbërritur shumë larg saqë askush  nuk po gjen dot kuadrin operativ në këtë botë. Në një postim të vetin në rrjetin “X”,  një ndër ideologët e konservatorizmit rus, Alexander Dugin bënte një shënim ogurzi:

Rusia është e detyruar të bëjë diçka të tmerrshme që të rivendosë kredibilitetin e vet. Është shumë e trishtueshme që na duhet të përdorim argumente të tilla, por nuk kemi zgjidhje. Vetën brutaliteti, forca, shkatërrimi në masë dhe mizoria vlejnë në një botë si kjo e Trump. Ose godet i pari, ose je i vdekur

shkruan ai.

Është e paqartë se çfarë po e tensionon botën në këtë pikë, por një gjë është e qartë: strategjia e Donald Trump është: “Bota në kaos që ShBA të kreditojë”.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Trump eshte dhe po vepron njesoj si Hitleri.
Ai e di qe askush nuk guxon t'a sfidoj e as t'a kundershtoj. Trump nuk do te ndalet deri sa egoizmi i tij te arrij realizimin qe ai enderron.
Trump dhe Bibi jane dyshja qe ne shek XXI formojne monedhen e Meduses. Ata nuk kenaqen pa pare gjakderdhje. Kabineti i Trump dhe ai i Bibit nuk mund te flene ( sic vetdeklaroi para dy ditesh nje min i Tel Avivit) pa pare njerez te vrare dhe shtepi te rrenuara.

Pastaj, shikojme Evropen, asnje shtet nuk e denoi kidnapimin e nje Presidenti legjitim. Vrasjet ne Paqesor dhe rrembimet e anijeve tregojne se piratizimi eshte futur tashme ne Kushtetuten Amerikane. Might makes right!
Putin para nj3 viti deklaroi se: " lideret e Perendimit do t'i perulen Trump ne gjunje". Dhe ashtu po behet. Hemisferat tashme jane ndare. Trump Perendimin, Israeli lindjen e Mesme, Rusia zonen e ish Bashkimit Sovjetik. Kurse Kina akoma nuk ka vendosur deri sa te marre Taiwanin.
Sic po shohim Trump do te shkaterroj NATO dhe gjithe Evropen tok me te. Ekonomikisht dhe ushtarakisht. Njesoj sic po ben Edvini me Shqiperine.
Pas Somaliland te Zionizmit te Tel Aviv rradhen e ka Shteti Bektashi i Zionistanit te Baba Mondit dhe Kumbarit qe ia pret kerthizen Rames.
Putini nuk fle, ai ruan qetesine. Pas oreshnikeve, rradhen e kane Zirkonet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.