Bankat trefishojnë fitimet. “Shqip” shkruan se me këtë rast është rritur edhe transferimi i parave jashtë vendit

Postuar në 20 Gusht, 2014 04:40

Gazeta “Shqip” shkruan sot se fitimi i bankave në Shqipëri është trefishuar, çka do të duhet të nënkuptonte një lajm pozitiv për ekonominë në tërësi. Arsye për këto fitime, të cilat merren nga Shoqata Shqiptare e Bankave, është stabilizimi i kredive me probleme dhe ulja drastike e shpenzimeve për mbulimin e kredive me probleme, ndërkohë që fititmi është 5.4 miliardë lekë. Mirëpo, pavarësisht këtij fitimi, “Shqip” që i refeorhet statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky fitim nuk po reflekton flekisbilitet në kreditimin e ekonomisë. “Bankat vijojnë t’i kanalizojnë kursimet e depozituesve  në letrat me vlerë të qeverisë ose i transferojnë në banka të tjera”. Madje njëra nga bankat “që ka mbajtur peshën kryesore bë vendosjen e parave jashtë vendit, e ka rritur këtë zë me 11.3 miliardë lekë, apo 35%”. Do kujtuar se qeveria “Berisha”, diku nga fundi i vitit 2012, mori masa për të mos lejuar largimin e parave jashtë, por duket se bankat e nivelit të dytrë, nuk janë cenuar aspak në këtë drejtim.

s.z 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.