NASA jep një përgjigje për videon e diskutueshme të “Njeriut në Hënë”

Disa javë më parë në mediat ndërkombëtare u trajtua jo pak lajmi për një video të postuar në “Youtube” e ku me pamje përcillej ideja se në sipërfaqen e Hënës ishte konstatuar një figurë misterioze(http://www.youtube.com/watch?v=7QdYvelStn8#t=35). Videoja mori më shumë se 2 milionë klikime në dy muaj. Kjo ka shtyrë NASA-n të dalë me një shpjegim. Kështu një shkencëtar i saj, Noah Petro, ka deklaruar se objekti është fiksuar edhe nga misionet Apollo 15 ose Apollo 17 në vitet 1971 dhe 1972. Kjo ka ardhur si pasojë e një gërvishjeje në film, pasi sipas tij, do mbajtur parasysh se në ato vite nuk përdoreshin aparate dixhitalë. Më tej ai i është referuar një dukurie psikologjike të quajtur Pareidolia, që konsiston në një iluzion që nxit krijimin e një imazhi nga stimuj të rastësorë. Një përgjigje që nuk kënaq aspak kuriozitetin, i ndërmjetësuar nga një bindje se diçka fshihet në këtë rast me patjetër.
http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2725678/Man-moon-mystery-...
s.z
Add new comment