Militantët e ISIS publikojnë ekzekutimin e gazetarit amerikan

Grupi militant Shteti Islamik ka publikuar nje video shokuese ku tregohet vrasja e gazetarit amerikan James Foley, i zhdukur në Siri në nëntor të vitit 2012. Në mesazhin qe shoqëronte videon, militantet thonë se vrasja është një hakmarrje për sulmet ajrore amerikane kundër shteti islamik në Irak. Nëna e gazetarit të vrarë, diele Foley, ka shkruar në profilin e saj në Facebook se ishte krenare për djalin e saj. “Ai dha jetën në përpjekje për t’i treguar botës vuajtjet e popullit sirian”, -shkruan ajo. Gazetari James Foley ka raportuar nga zona të ndryshme të lindjes së mesme duke punuar për amerikanen Global Post dhe media të tjera, përfshirë edhe agjencinë fanceze të lajmeve AFP. Në videon që titullohet “Një mesazh për Amerikën”, duket gazetari james Foley i veshur me nje kostum portokalli, në një terren të ngjashëm me shkretëtirën. Pranë tij ndodhet një burre i veshur me të zeza, që flet me një theks britanik e që e identifikon veten si pjesëtar të shtetit islamk. Ai pohon se vdekja e gazetarit është pasojë e bombardimeve amerikane mbi shtetin islamik në Irak. Në tjetër gazetar i marrë peng, Stiven Sotloff, shfaqet në fund të videos, dhe që sipas militantëve të ISIS, fati i tij varet nga lëvizja e radhës e presidentit amerikan Barak Obama. Sotloff është rrëmbyer një vit më parë në Sirinë Veriore, pranë kufirit me Turqinë. Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se kanë parë videon dhe po punojnë për të përcaktuar autenticitetin e saj.
Add new comment