Arkiv-Lajme

Qeveria zyrtarizon furnizimin me armë për Bagdadin: “Do të jemi pjesë e koalicionit për mbështetjen me armë të lehta dhe municione kundër ISIS”

Postuar në 22 Gusht, 2014 11:52

Qeveria shqiptare ka dalë sot me një qëndrim zyrtar mbi sitiatën në Irak dhe angazhimin e Shqipërisë në stabilizimin e situatës në këtë vend. Me deklaratën e sotme, qeveria ka deklaruar dhënien e kontributit për forcat qeveritare irakene. “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL).

Vajza e Ibrahim Rrugovës, deputetja më e pasur e Kuvendit të Kosovës

Postuar në 22 Gusht, 2014 09:56

Listës së politikanëve milionerë në vend i janë shtuar edhe disa deputetë të rinj, që kanë fituar mandatin në zgjedhjet e fundit kombëtare në vend, që u mbajtën në qershor të këtij viti. Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, në bazë të formularëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit rezulton të jetë deputetja më e pasur prej deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës, raporton "Zëri".

http://zeri.info/artikulli/46331/milioneret-e-rinj-te-kuvendit

Sa para janë grabitur nga Banka e Shqipërisë? Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për më shumë se 713 dhe urdhëron rinumërimin e parave

Postuar në 22 Gusht, 2014 09:43

Prokuroria dyshon se shuma e parave të vjedhura nga Banka e Shqipërisë mund të jetë më e lartë se 713 milionë lekë të nxjerra nga auditi. Një grup ekspertësh të caktuar nga organi i akuzës, do të kryejnë edhe njëherë rinumërimin e parave, për te përcaktuar e sasinë e sakte te parave vjedhura si dhe periudhën kur ka ndodhur vjedhja.

Ministria e Arsimit jep detaje për shkeljet që çuan në mbylljen e tre universiteteve

Postuar në 22 Gusht, 2014 09:38

Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Kolegji Profesional Privat “Medicom” dhe Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku” kanë ofruar një program studimi të pa licencuar dhe një pjesë e tyre janë të pa akridetuara. 

Ka qenë kjo një nga arsyet kryesore se pse Ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e këtyre institucioneve arsimore. Me tej përfaqësuesi i Ministrisë se Arsimit, Plarend Ndreca sqaron se në këto shkolla të larta janë diplomuar studentë, të dhënat e të cilëve nuk gjenden, raporton Vizion+.

Rama reagon për vendimin e Nishanit: Në seancën e parë të sesionit të ri, do të zmbrapsen dekretet verore të Presidentit

Postuar në 22 Gusht, 2014 08:34

Mes presidentit dhe qeverisë ka nisur një luftë e hapur tashmë që kemi hyrë në vitin e dy të qeverisjes së koalicionit PS-LSI.

Presidenti i Republikë, Bujar Nishani ka refuzuar të dekretojë duke kthyer për rishqyrtim një sërë ligjesh të miratuara në Kuvend.

Kryeministri, Edi Rama e ka cilësuar një veprim të tillë “mbrojtje” të kundërshtimeve të Partisë Demokratike.

Ndërsa lidhur me kthimin e ligjit për ndarjen e re territoriale ka paralajmëruar “zmbrapsje” që në seancën e parë parlamentare.

Ardit Çela jep dorëheqjen nga drejtimi i Postës Shqiptare, në krye të saj emërohet zv.ministri i Integrimit, Majlind Lazimi

Postuar në 22 Gusht, 2014 08:23

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare ka dhënë dorëheqjen nga posti që mori pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Ardit Çela thuhet se ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij është emëruar Majlind Lazimi, vendim ky i marrë nga ministria e Ekonomisë.

Lazimi që prej tetorit 2013 mbante postin e zv.ministrit të Integrimit.

S.S

KKT-ja pezullon lejet e mëtejshme, por nuk prek ato që janë miratuar(?!). Vendimet i referohen ndarjes administrative, ende pa fuqi juridike

Postuar në 22 Gusht, 2014 08:17

Vendimi i sotshëm i Këshillit Kombëtar të Territorit është shumë më i gjerë në sferën e vet ndikuese sesa nga ajo që u tha në fjalën e kryeministrit. Kjo pasi KKT-ja ka marrë dy vendime që harmonizohen në qëllime dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Për më tepër që kjo ndërhyrje e beftë mund të cenojë jo pak subjekte, por edhe të kufizojnë veprimtarinë e disa njësive të qeverises vendore.

Isa Mustafa nuk njihet si kryetar Kuvendi, Gjykata Kushtetuese rrëzon votimin dhe njeh PDK-në si grupin më të madh parlamentar

Postuar në 22 Gusht, 2014 06:24

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jo kushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar i parlamentit në Kosovë. Gjatë seancës konstituive, sipas Gjykatës, janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës. Gjykata e ka njohur PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën që ajo të ketë Kryetarin e Kuvendit të Kosovës. 

Lexojeni të plotë njoftimin e Gjykatës Kushtetuese

Ilir Meta sfidon Sali Berishën në sfidën me kovë me ujë dhe akull

Postuar në 22 Gusht, 2014 06:02

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vazhdon të ruajë simpatinë për ish-kryeministrin, Sali Berisha pavarësisht se, sot janë në kahe të kundërta të arenës politike.

Meta, si një politikan ish-sportist (shtangist) ka pranuar sfidën e disa personazheve të njohur që i kanë bërë me hedhjen e kovës me ujë dhe akull, nismë kjo për mbështetjen e njerëzve të prekur nga ALS.

Në videon e postuar në Facebook, Meta i hap sfidë Sali Berishës dhe ish-portierit të kombëtares, Foto Strakosha.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi i ka hapur sfidë Edi Ramës.

Nishani nuk dekreton ligjin për ndarjen territoriale dhe jep dy argumentet pse

Postuar në 22 Gusht, 2014 04:58

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk ka dekretuar miratimin e ligjit të kaluar në Kuvend për ndarjen territoriale. Në dekretin për rishqyrtim të ligjit, Nishani jep dhe argumentet e mos dekretimit të ligjit të miratuar më 31 korrik në Kuvend me shumicë të cilësuar.

Presidenti thotë se, “nga informacionet e administruara dhe bashkëbisedimet me një pjese te konsiderueshme te përfaqësuese te njësive vendore”, ligji për ndarjen e re teritoriale

“ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme