Arkiv-Lajme
Zbulohet një emër si përgjegjës për ekzekutimin e James Foley. Bëhet fjalë për repistin 23-vjeçar Abdel-Majed Abdel Bary, por ende asgjë zyrtare
Disa media kanë nisur të hedhin në qarkullim emrin e personit që mund të jetë përgjegjëspër ekzekutimin e gazetarit amerikan James Foley. Duhet thënë se në SHBA nuk po mungojnë së fundmi edhe supozimet se ekzekutimi nuk është i vërtetë, por gjithësesi emri që ka dalë në sipërfaqe është ai i një 23 vjeçari të qaujtur Abdel-Majed Abdel Bary, i cili ka patur një sukses realtiv edhe si repist në Londër.
Lëvizjet e pritshme të disa ambasadorëve të trupit diplomatik shqiptar
Disa ditë pasi presidenti i vendit liroi nga detyra katër ambasadorë, emrat zëvendësues dhe qarkullimi i tyre duket të jetë përcaktuar nga Ministria e Jashtme. Kështu burime nga kryeministria thanë për “Respublica” se emrat e rinj që do t’i sugjerohen Presidentit dhe do të kalojnë në Komisionin Parlamentar të Punëve me Jashtë janë: Kastriot Robo ambasador në Danimarkë, pasi ka lënë detyrën në Spanjë; Ilir Tepelena që ka mbyllur misionin në Belgjikë mendohet të cakotohet në Rumani; Sami Shiba është menduar që të caktohet në Arabinë Saudite, kurse Ridi Kurtezi është menduar për në Spanjë.
Turqit e Limak-ut s’duan t’ja dinë për kodin e punës, punonjësit e HEC-it në protestë
Një tjetër kompani turke ka përplasje me punonjësit e saj shqiptarë. Fjala është për Limak, ndërtuesen e HEC-it të Banjës, e cila nuk është dakord të respektojë kodin shqiptar të punës. Punonjësit janë hedhur në protestë, por Limak I kërcënon me pushim nga puna nëse nuk kthehen brenda tre ditësh. Kreu i konfederatës së sindikatave, Kolë Nikolla, pas takimit pa asnjë rezultat që pati me administratorin e kompanise turke u bëri thirrje ministrive të linjës të fillojnë ndërmjetësimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Përgjimi ndaj Shqipërisë, Merkel: Për sigurinë tonë mbledhim çdo informacion. Çështja e SHBA-së ka kontekst tjetër
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk duket të ketë patur ndonjë ngërç kur ka shpjeguar çështjen e përgjimit gjerman ndaj Shqipërisë dhe Turqisë, vs. përgjimit amerikan ndaj vetë gjermanëve dhe ndaj saj. Merkel ka dhënë një intervistë për televizionin publik, ARD, ku është pyetur edhe për çështjen e përgjimit të Shqipërisë dhe Turqisë. Gazetari i ka cituar një thënie të saj, se miqtë nuk duhen përgjuar.
Deficiti buxhetor 40% më i ulët se një vit më parë. Shkak kryesor, mosrealizimi i investimeve
Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, në shtatëmujorin e parë të këtij viti, deficiti buxhetor ishte rreth 308 milionë dollarë. Kjo shifër është 40% më e ulët se e të njëjtës periudhe të një viti më parë, ose rreth 208 milionë dollarë më pak. Shkak kryesor për uljen e deficitit buxhetor vihet re se ka qenë mosrealizimi i shpenzimeve për investimet publike, të cilat ishin rreth 175 milionë dollarë më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 7 muajt e parë të këtij viti, janë realizuar vetëm 36% e investimeve të buxhetuara për 12 muajt e 2014-ës.
E.Zaloshnja
Për Ramën, performanca e INUK është “nuk”. Inspektorati kalon nën varësinë e MB
Kryeministri Rama ka njoftuar sot shkrirjen e Inspektoratit Ndërtimor Urban Kombëtar gjatë takimit me drejtuesit e policisë në lidhje me luftën ndaj krimit të mjedisit dhe mbrojtjen e territorit. Sipas Ramës, brenda 30 ditëve ky inspektorat do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Brendshme.
Emisioni që zgjidh probleme, shkakton probleme me banorët e një pallati në bllok, thotë Tema
Pretendon të zgjidhë hallet e të tjerëve, por vetë emisioni “Shihemi në gjyq” i TV Klan u ka shkaktuar probleme banorëve të një pallati në zemër të Bllokut afër restorant Era, thotë gazeta Tema. Në fakt është redaksia e këtij emisioni, e cila ka një apartament në këtë pallat, që ka bërë shtesa pa leje dhe ka bllokuar gjithë fasadën e pallatit duke bërë të papërdorshme apartamentet e tyre. Banorët janë ankuar tek Policia Ndërtimore, të cilët premtuan se do të ndërhynin, “por një telefonatë e Sandrit i ka kthyer përëri mbrapsht.
Banka, Ardian Turku del nga rreshti i Berishës: Nuk kemi pse mbrojmë individë apo grupe
Duke folur për Panoramën, deputeti elbasanas i PD-së, Ardian Turku, duket se sfidon qëndrimin publik të ish kryetarit Berisha lidhur me skandalin e Bankës Qëndrore. Turku shprehet se dorëheqja e Guvernatorit Ardian Fullani pas vjedhjes së 7.2 milionë dollarëve është e mirëpritur.
G.Oketa lëvdon përgjysmë qeverinë Rama. Për BSH, Fullani nuk ka faj, përgjegjësinë e ka bordi
Gazmend Oketa, numri 2 i FRD-së së Bamir Topit, ka dhënë një intervistë “panoramike” për G.Shqiptare, ku ka trajtuar aktualitetin politik dhe çështje të partisë së tij. Sipas Oketës, FRD do të riorgan zohet për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe do të respektojë vendimin e strukturave të saj për koalicionet zgjedhore. Qëndrimi ndaj PD-së është ai i nënvizuar nga Topi, se PD-ja është peng i interesave personale të disa individëve. Ndërkohë që Oketa ruan një distancë sigurie nga PS, duke thënë se përshëndet disa nisma të qeverisë "Rama", ashtu siç kritikon ngadalësimin e disa reformave.
Jep dorëheqjen kryeministri francez Valls. Shkak, situata ekonomike
Kryeministri francez Manuel Valls ka dhënë dorëheqje për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Vetëm dje mediat raportojnë se kritikat arritën majat ndaj ministrit të Ekonomisë Arnaud Montebourg. Ndërkohë Presidenti i vendit Francoise Hollande i kërkoi Valls që të krijonte një kabinet të ri.
http://www.bbc.com/news/world-europe-28924279
s.z