Banka, Ardian Turku del nga rreshti i Berishës: Nuk kemi pse mbrojmë individë apo grupe

Postuar në 25 Gusht, 2014 03:42

Duke folur për Panoramën, deputeti elbasanas i PD-së, Ardian Turku, duket se sfidon qëndrimin publik të ish kryetarit Berisha lidhur me skandalin e Bankës Qëndrore. Turku shprehet se dorëheqja e Guvernatorit Ardian Fullani pas vjedhjes së 7.2 milionë dollarëve është e mirëpritur. “Personalisht nuk mendoj se nisur nga kjo sjellje e maxhorancës, ne duhet të mbrojmë individë apo grupe individësh nga përgjegjësitë morale a ligjore, që ata duhet të mbajnë”, thotë ish nënkryetari i Kuvendit, “Në të kundërt duhet të luftojmë qëndrime të tilla, për dorëheqje dhe mbajtje përgjegjësish ligjore, të kthehen në normë dhe për të tjerë, që edhe pse pak muaj në pushtet, po bashkëshoqërohen me skandale e fenomene, që negativisht po dominojnë jetën ekonomike dhe sociale”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.