Për Ramën, performanca e INUK është “nuk”. Inspektorati kalon nën varësinë e MB

Kryeministri Rama ka njoftuar sot shkrirjen e Inspektoratit Ndërtimor Urban Kombëtar gjatë takimit me drejtuesit e policisë në lidhje me luftën ndaj krimit të mjedisit dhe mbrojtjen e territorit. Sipas Ramës, brenda 30 ditëve ky inspektorat do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Brendshme.
“Një faktor nuk është marrë në konsideratë, që ka të bëjë me përpjekjen tonë si shoqëri dhe e policisë, për mbrojtjen e vendit nga shëmtimi. Pasuria jonë më e madhe e është bukuria Shqiptare. Synimi ynë është nga një zhvillimi kaotik dhe rrënues i vendit është në një zhvillim të qëndrueshëm, pasi kapitali ynë i dytë më i madh pas atij njerëzor, janë pasuritë që ky territor ofron. Kjo ka qenë arsyeja që kemi jetësuar pikërisht kompetencën e patjetërsueshme të policisë për t’u marrë me këtë krim”, tha Rama.
a.k
Add new comment