Arkiv-Lajme
“Ne aleatëve, nuk kemi çfarë t’u fshehim”
Në fillim ishte fjala e deputetit Aldo Bumçi. Ky i fundit bëri një deklaratë të papritur kur në media qarkulloi lajmi se NSA-ja amerikane ka përgjuar edhe Shqipërinë. Bumçi tha pak a shumë se nuk ka asgjë të keqe që SHBA-të përgjojnë Shqipërinë, pasi ky vend përherë ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. E vërtetë është kjo. Sërish, seç ka diçka të pasjellshme kur të përgjojnë, por kjo ndjesi ndoshta nuk e përfshin njeriun kur merret me politikë, ose kur i thonë që “je në politikë”.
Ambasada turke në Tiranë reagon ndaj akuzave të koordinatorit të PD-së: "Turqia nuk mbështet ISIS. Akuzat, material për politikë të brendshme"
Ambasada e Turqisë në Tiranë ka reaguar ndaj një shkrimi të Kreshnik Çollakut, botuar në “Gazeta Shqiptare”, në të cilën koordinatori i PD-së, akuzon Turqinë se po mbështet organizatën ISIS. “Çollakut mund t’i bëhet një pyetje: Në kushtet kur si pasojë e veprimtarisë së këtyre grupeve dhe organizatave gjakatare, që kanë gjetur mundësi për të jetuar mes kaosit në Siri dhe në Irak, Turqisë po i kërcënohen drejtpërdrejt siguria dhe ekonomia e saj dhe po mban më shumë se 1.3 milionë refugjatë, a ka logjikë të shkruash se ajo po mbështet grupime të tilla?
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe: “Kërkuam nga BSH-ja listën e punonjësve. Nuk na u dha. BSH-ja duhet të përgjigjet në komision”
Një ditë pasi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, doli në konferencë për shtyp, kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar, duke përsëritur se BSH-ja i ka mohuar Kuvendit informacionin. “Banka e Shqipërisë duhet të përgjigjet para komisionit të Ekonomisë. Ligji nuk parashikon asnjë kufizim për informacionin që duhet të japë ky institucion. Pra, ka një problem shumë të madh në raport me informimin e Kuvendit. Gjithashtu, dua të bëj me dije se informacioni që mungon është ai që ka të bëjë me listën e punonjësve të BSH-së shoqëruar me funksionet e tyre.
Del nga burgu pas 22 vjetësh, Jhon Jairo Velasquez, autor i qindra vrasjeve të kryera me urdhër të Pablo Escobar. Tashmë punon si informator i qeverisë
Jhon Jairo Velasquez, i njohur me nofkën “Popeye”, killeri kryesor i Pablo Ecobar, ka dalë nga burgu pas 22 vjetësh. Ai e ka kryer dënimin në burgun e Combitas dhe u lëshua pas kryerjes së 3/5 të dënimit për shkak të “sjelljes së mirë dhe të studimit”. Velasquez njihet si shefi i njësisë eliminuese të Pablo Escobar dhe është figura qendrore e likujdimeve dhe atentateve të urdhëruara nga narkotrafikanti i njohur në vitet ’80. Vetë 52 vjeçari ka pranuar të ketë vrarë qindra njerëz dhe është përfshirë indirekt në vrasjen e mijërave të tjerëve në kuadër të luftës që Escobar bënte ato kohë.
Në Serbi njoftohet për kërcënime nga Brigada Ballkanike e ISIS ndaj ambasadës në Damask . Gazeta”VN” thekson se “koka është nga Kosova”
“Koha Ditore” njofton sot për trajtimin mediatik që po i bëhet në Serbi çështjes së radikalizmit islamik dhe kërcënimeve potenciale nga ky në hapësirën ballkanike. “KD” i referohet një shkrimi të gazetës serbe “Veçernje Novosti”, e cila flet për ekzistencën e një planifikimi nga ana e ISIS për të kryer aksione terroriste edhe në Serbi, madje planifikojnë edhe “gjunjëzimin e kësaj të fundit”.
Vlorë, shpërthim në banesë. Humb jetën një person
Një tjetër shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Por ndërsa në rrugën Transballkanike ka ndodhur shpërthim eksplozivi në automjet, në lagjen "Çole" dyshohet se ka shpërthyer bombula e gazit në një banesë 1 katëshe. Shpërthimi nga rrjedhja e gazit ka ndodhur rreth orës 9: 30 në banesën e një cifti të moshuarish. Për pasojë ka humbur jetën 70 vjecari Rrapi Halili, trupi i të cilit ka mbetur mes rrënojave të banesës.
Përkthyesi Dobresku flet për letërsinë, por edhe për shqiptarët në Rumani. “Janë të ndarë. “Kontributin” më të madh për këtë e solli ambasadori Sami Shiba”
Gazeta “Shqip” ka botuar sot një intervistë me Marius Dobreskun, përkthyes i Kadaresë në gjuhën rumune, por edhe ish-student në Tiranë në periudhën e para viteve ’90. Dobresku flet me pasion për veprën e Kadaresë, për libra të ndryshëm, kujton kohët studentore dhe jep disa konsiderata për letërsinë shqiptare në tërësi. Ka interes për t’u veçuar pyetja për gjendjen e komunitetit shqiptar në Rumani, pasi ajo që dikur njihej si Kolonia shqiptare e Bukureshtit, ka luajtur rol madhor në Rilindjen shqiptare. Për më tepër që ka shumë vjet që nuk flitet dhe nuk dihet gjë për këtë komunitet.
Persida Asllani emërohet drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare
Ashtu siç edhe flitej prej disa kohësh, Aurel Plasari është zëvendësuar në detyrën e tij të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare nga Persida Asllani. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Niko Peleshi. Asllani është lektore në Universitetin e Tirënës dhe ka si fushë të studimit periudhën e letërsisë mes dy luftrave botërore.
s.z
Vritet në Vlorë një 42-vjeçar. Atentati, me lëndë shpërthyese në makinë
Atentatet përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese janë rikthyer, teksa sot në Vlorë është vrarë shtetasi Isuf Kokaj, 42 vjeç. Kokaj ka qenë në makinën tip “Mitsubishi”, duke lëvizur në rrugën “Transballkanike”, kur makina ka shpërthyer. Kokaj ka humbur jetën, ndërsa është plagosur një person tjetër.
Zv. Drejtori i Bankers, Hodgson: “Patos-Marinëza, mundësi e jashtëzakonshme”. Kompania sponsorizon edhe samitin e tetorit në Athinë
Zv. Drejtori i Bankers Petroleum, Mark Hodgson ka dhënë një intervistë, shpërndarë nga Interational Research Network(http://www.irn-international.com), por publikuar nga disa media online, në të cilën ka dhënë të dhëna për shfrytëzimin e zonës së Patos-Marinzës dhe objektivat e kompanisë. Bankers vlerësohet që të jetë investitori më i madh i huaj në Shqipëri, me 40% të investimeve të huaja direkte dhe me një vlerë operacionesh të kryera ndër vite që arrijnë në 1.4 miliardë dollarë.