Arkiv-Lajme
Studiuesi Altimari, në seminarin e Prishtinës: “Rilindja arbëreshe daton një shekull më parë nga Rilindja shqiptare...7 Marsi, festë pa domethënie”
Gazeta “Mapo” shkruan sot për Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë. “Mapo” ka mbajtur si temë kryesore të shkrimit fjalën e studiuesit arbëresh Francesco Altimari, duke shkëputur prej saj dy momente: së pari sugjerimin e Altimarit për dokumentin e parë zyrtar të shqipes, që sipas tij është një dokument i shkruar më 1744 nga At Gjergj Guxeta dhe që i drejtohej Vatikanit. Madje për Altimarin kjo datë do kujtuar prej shqiptarëve.
Vjedhja në BSH, të arrestuarit deklarojnë se nuk ka patur rregullore dhe as kasafortë për çelësa
Dëshmitë e të arrestuarve për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, rrëzojnë të gjithë qëndrimin e Këshillit Mbikëqyrës dhe të Guvernatorit, sipas të cilëve ishte elementi njeri ai që përcaktoi ngjarjen në fjalë, teksa rregulloret dhe sistemi ka qenë funksional. Kjo pasi të paktën dëshmia e Petrit Ramohitos, përgjegjës i Arkës për Veprim në Departamentin e Emisionit, ka dhënë disa hollësi që flasin për mungesë rregulloreje. “Rregulloren na e vunë në dispozicion më datë 25 korrik, pasi u zbulua vjedhja.
Varri i vjetër i Amphipolisit,të dhënat sugjerojnë që ai të jetë “vizituar” edhe më herët
Ka zgjuar diskutime dhe kërshëri shumë të madhe varri i zbuluar në Amphilopolis në Greqi. Spekullimet shkojnë nga eventualiteti se aty është varrosur Aleksandri i Madh deri te mundësia që aty të jetë vendosur Roksana, ose një figurë shumë e njohur maqedonase e kohës së Aleksandrit të Madh. Nga ana tjetër, pritmëria mund të zbehet nëse ajo që thotë historiani grek Sarantis Kargakos, do të verifikohet. Sipas tij, duke patur parasysh një çarja të madhe pas hyrjes kryesore për te varri, sugjeron se varri ka patur “vizitorë” më të hershëm që mund ta kenë plaçkitur atë.
Përgjimi gjerman mbi Shqipërinë ka pasur të bëjë me dyshimet ndaj Berishës, thotë Fatos Klosi
Për ish-drejtorin i SHISH Fatos Klosi, përgjimi i qeverisë shqiptare nga shërbimi inteligjent gjerman, BND, dëshmon se Berlini nuk i ka besuar Sali Berishës dhe politikës shqiptare në tërësi. Klosi ka pohuar sot se përgjimet e shërbimit sekret të Gjermanisë, konfirmojnë klimën e thellë të mosbesimit dhe formalitetin e deklaratave zyrtare. Po ashtu, sipas tij Berlini ka dyshuar tek Sali Berisha dhe raportet e tij me krimin, nisur nga argumenti se përgjimet janë kryer për çështje sigurie.
“Lufta” e Dukagjinit, trafikantët kishin rrëzuar një helikopter, policia fshehu ngjarjen
Në sulmet me armë nga ana e kultivuesve të kanabisit ndaj helikopterëve të policisë në Malësinë e Dukagjinit, është goditur dhe është rrëzuar edhe helikopteri i Ministrisë së Brendshme. Zbulimin e bën A1 Report, që ka siguruar foto ekskluzive të mjetit të rrëzuar në fshatin Pult, në ditën e dytë të aksionit. Kësisoj, rezulton se është qëlluar jo vetëm helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes por edhe ai i policisë. Madje helikopteri gjerman BO 105 i blerë me vlerën 1 milionë euro nga shteti shqiptar dhe për të cilin nuk është folur, është i goditur nga 7 plumba.
Kosovë, njerëz të fesë islame dhe politikanë, pro ndalimit me ligj të vahabizmit
Të intervistuar nga gazeta Express, drejtues të Bashkësisë Islame, imamë e ministra janë pro ndaljes së Vahabizmit në Kosovë. Të gjithë janë dakord se shteti mund ta miratojë një ligj dhe ta ndalojë përgjithmonë përhapjen e kësaj rryme. Bile, sipas tyre, Vahabizmi duhet të ndalet sa më shpejt, pasi po e prish imazhin e Kosovës dhe Islamit në përgjithësi. Ndalimin e Vahabizmit me ligj e ka bërë ditë me parë Malajzia.
Kroatja Vlahutin, kandidatja për të zëvendësuar Etore Sekuin në zyrën e BE-së në Tiranë
Quhet Romana Vlahutin, dhe është kroatja që pritet të jetë përfaqësuese e BE-së në Shqipëri. Vlahutin është kandidatja favorite për të qenë pasardhëse e italianit Ettore Sekui në zyrën e BE-së në Tiranë. Ajo është këshilltare e Presidentit kroat për çështjet e politikës së jashtme, dhe konsiderohet si një njohëse e mirë e rajonit dhe e BE-së.
Lëvizjet e fundit në Policinë Rrugore, ndër arsyet edhe inefiçenca në atentatin ndaj Santos
Lëvizjet e fundit në Policinë Rrugore janë komentuan nga Policia e Shtetit si të domosdoshme për shkak të mangësive që një grupi inspektimi konstatoi, si në vendosjen e gjobave arbitrare dhe sjelljet e vrazhda me qytetarët. Por duket se largimi i Pandeli Sullajt nga posti i nëndrejtorit të policisë së Tiranës ka të bëjë pikërisht me inefiçensën policore në rastin e atentatit ndaj bankierit Artan Santo.
Majlinda Kelmendi në Rusi, kampione bote në xhudo. Sfidon duke mbajtur flamurin e Kosovës
Shkëlqen sërish Majlinda Kelmendi, dhe një tjetër sukses për Kosovën në sport. Sportistja e njohur ka mbrojtur me meritë në Rusi titullin e kampiones së botës në xhudo deri në kategorinë 52 kg duke mposhtur në finale xhudisten rumune, Andrea Chitu. Majlinda Kelmendi në finale u kualifikua duke mposhtur xhudisten ruse, Natalia Kuziutina, e cila u tregua e pafuqishme përballë kosovares edhe pse kishte me vete të gjithë publikun vendas.
Dukagjin, pranga për 19 vjeçarin që shtiu ndaj policisë. Arrestohet edhe kryeplaku
Nga dhjetë të kërkuarit e policisë, arrestohet një nga autorët e dyshuar që qëlluan me armë kundër helikopterit që monitoronte nga ajri punën e policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit antikanabis në zonën e Dukagjinit. Bëhet fjalë për shtetasin Pal Dushku, vjeç 19, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult.
