Studiuesi Altimari, në seminarin e Prishtinës: “Rilindja arbëreshe daton një shekull më parë nga Rilindja shqiptare...7 Marsi, festë pa domethënie”

Gazeta “Mapo” shkruan sot për Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë. “Mapo” ka mbajtur si temë kryesore të shkrimit fjalën e studiuesit arbëresh Francesco Altimari, duke shkëputur prej saj dy momente: së pari sugjerimin e Altimarit për dokumentin e parë zyrtar të shqipes, që sipas tij është një dokument i shkruar më 1744 nga At Gjergj Guxeta dhe që i drejtohej Vatikanit. Madje për Altimarin kjo datë do kujtuar prej shqiptarëve. “Dokumenti i parë zyrtar në gjuhën shqipe, dokument i shkruar nga At Gjrgj Guxeta drejtuar Vatikanit, i shkruar në vitin 1744, duhet të festohet nga mbarë populli shqiptar, e jo datat pa domethënie si 7 Marsi, datë në të cilën një sulltan despot pati dhënë leje që të hapej një shkollë shqip”, tha Altimari, tema e ligjëratës së të cilit ishte “Jeronim De Rada dhe roli i tij në Rilindjen arëbreshe dhe zanafilla e Rilindjes kombëtare shqiptare”. “Rilindja e parë arbëreshe daton qysh në vitin 1780, pra Rilindja arbëreshe ndodhi një shekull para Rilindjes shqiptare”, citon “Mapo” studiuesin Altimari.
s.z

Comments
Po edhe data e hapjes se
<p>Po edhe data e hapjes se shkolles se pare shqipe qenka e kote ? Lloj e lloj rrumpjelash po dalin . Te gjithe duan te shesin dengla si studiuise te medhenj (kokmedhenj)</p>
Add new comment