Arkiv-Lajme

Princi Leka detyrohet t’i paguajë biznesmenit të ndërtimit 3.3 milionë euro

Postuar në 29 Gusht, 2014 03:58

Gjykata e Tiranës detyron Leka II Zogu, të njohur si princi Leka, t’i paguajë një shumë prej 3.3 milionë eurosh biznesmenit të ndërtimit, Alban Xhillari. Detyrimi në fjalë është përcaktuar në një vendim gjyqësor, që i dha fund përballjes gjyqësore mes Leka Zogut dhe biznesmenit Alban Xhillari, me objekt zgjidhjen e një kontrate bashkëpunimi mes të dyve.

“Koha Ditore”: SHBA-BE apelojnë për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 29 Gusht, 2014 03:47

Përfaqësues të ambasadës amerikane në Prishtinë kanë deklaruar për “Koha Ditore” se presin nga politkanët e Kosovës që të zbtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendim ky që e konsideron të paqenë zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar Kuvendi, në seancën e parë të Kuvendit, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Të njëjtin qëndrim kanë shprehur edhe zyrtarë të Zyrës së BE-së. Këto ndërhyrje vijnë pasi disa politikanë, sidomos të krahut opozitar, kanë kundërshtuar vendimin dhe e kanë quajtur atë si antikushtetues.

Bashën e tradhtojnë aleatët, në mbledhjen e thirrur në bashki merr pjesë vetëm PR-ja

Postuar në 29 Gusht, 2014 02:39

Në takimin e tryezës opozitare të thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk janë paraqitur një pjesë e mirë e aleatëve opozitarë.

Pjesë e takimit të mbajtur në ambientet e Bashkisë së Tiranës kanë qenë vetëm deputetët e Partisë Republikane.

Sa i takon mungesës ë PDIU-së, vjen edhe për shkak se deputetët e saj votuan pro reformës territoriale në fund të sesionit të shkuar parlamentar.

Kurse, kreu i PDK-së Nard Ndoka nuk dihet se për çfarë arsye nuk ka marrë pjesë në takim por qëndrimi i tij ka qenë kundër bojkotit të Kuvendit.

Publikohet videoja e shpërthimit të sotshëm në Vlorë ku humbi jetën 42 vjeçari Isuf Koka

Postuar në 28 Gusht, 2014 17:03

Disa televizione kanë siguruar videon e momentit të shpërthimit  të makinës me të cilën udhëtonte biznesmeni Isuf Koka sot në Vlorë. Videoja jep pamje të një shpërthimi të madh në momentin që Mitsubishi i Kokajt, shkëmbehet me një makinë tjetër. Vihet re edhe se në momentin e shpërthimit, afër makinës ka njerëz. “Balkanweb” raporton se videoja është realizuar nga një kamera sigurie. 

https://www.youtube.com/watch?v=TbtBbGkp6U0#t=11

s.z 

Pendohet vrasësi i John Lenon, Mark Chapman: “Kam qenë një idiot. Më vjen keq që zgjodha lavdinë e gabuar”

Postuar në 28 Gusht, 2014 16:39

Mark David Chapman, 59 vjeçari që në vitin 1980 qëlloi për vdekje John Lenon, thotë se është penduar. Ai ka kërkuar lirinë me kusht për të tetën herë, kërkesë e cila është refuzuar nga komisioni përkatës, e që me këtë rast ka bërë të njohur edhe deklaratën e Chapman. “Në atë kohë nuk mendoja veçse për veten time. Më vjen keq që kam shkaktuar kaq shumë dhimbje. Më vjen keq që kam qenë kaq idiot dhe që zgjodha  lavdinë e gabuar”, ka thënë Chapman, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e shtetit të New Yorkut.

Të ardhurat nga TVSH rriten 24%. Produkti i Brendshëm Bruto ndoshta mbi 3%...

Postuar në 28 Gusht, 2014 16:17

Të dhënat zyrtare të Thesarit të Shtetit tregojnë se të ardhurat nga tatimi kryesor i shtetit shqiptar, TVSH-ja (Tatimi i Vlerës së Shtuar), janë rritur 24% (nga rreth 570 milionë dollarë, në 705 milionë dollarë) në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Meqënëse Produkti i Brendshëm Bruto nuk është gjë tjetër veçse vlera e shtuar gjatë një periudhe të caktuar nga ekonomia e një vendi, ka një marrëdhënie të fortë statistikore mes tij the TVSH-së.

Një eksperiment i rëndësishëm nis në Illinois të SHBA. “A është universi një hologramë?”, pyetja që pritet të marrë përgjigje

Postuar në 28 Gusht, 2014 16:17

Një eksperiment që konsiderohet shumë i rëndësishëm ka nisur në Fermi National Accelerator Laboratory në Illinois të SHBA. “Holometër Experiment” synon që përmes një instrumenti të ri të studiojë karakterin kuantik të hapësirës. “Ai mat koherencën kuantike të vendndodhjes(pozicionit) me një precizion të paprecedentë”, thuhet në faqen zyrtare të Fermilab(http://holometer.fnal.gov).

Erisa Xhixho, zv.ministrja e re e Integrimit

Postuar në 28 Gusht, 2014 14:11

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho është emëruar zv.ministre e Integrimit. Ajo ka zëvendësuar në këtë detyrë Majlind Lazimin, i cili mori detyrën e drejtorit të Postës, pas dorëheqjes së Ardit Çelës. Xhixho është një nga personat më të promovuar nga LSI. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë më datën 22 gusht.

s.z

Berlin, Merkel: “Të angazhuar që në Ballkan të mos ketë më luftë”. Më 2015, konferencë në Austri. Rama konfirmon vizitën në Beograd më 22 tetor

Postuar në 28 Gusht, 2014 11:58

Konferenca e Berlinit ka shënuar një etapë të re politike për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo jo vetëm për shkak se kryeministrat e këtyre shteteve patën mundësinë që të kenë një audiencë për kërkesat dhe problemet e tyre, por sepse siç ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, konferenca të tilla do të zhvillohen çdo vit në katër vitet e ardhshme. Dhe vitin që vjen do të jetë Austria ajo që do të ketë cilësinë e organizatorit.

Kreu i PD-së me një qëndrim për skandalin në BSH: “Të shqetësuar jashtë mase, por s'duam të përfitojmë politikisht. Qeveria synon kapjen e BSH-së”

Postuar në 28 Gusht, 2014 10:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot me një qëndrim politik për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Ai ka folur pas një takimi me dyer të mbyllura me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilin siç tha, ka ndarë shqetësimet edhe për çështjen e BSH-së. “Vjedhja e ndodhur në Bankën e Shqipërisë është një skandal i papranueshëm i cili na ka shqetësuar jashtë mase si opozitë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme