Një eksperiment i rëndësishëm nis në Illinois të SHBA. “A është universi një hologramë?”, pyetja që pritet të marrë përgjigje

Një eksperiment që konsiderohet shumë i rëndësishëm ka nisur në Fermi National Accelerator Laboratory në Illinois të SHBA. “Holometër Experiment” synon që përmes një instrumenti të ri të studiojë karakterin kuantik të hapësirës. “Ai mat koherencën kuantike të vendndodhjes(pozicionit) me një precizion të paprecedentë”, thuhet në faqen zyrtare të Fermilab(http://holometer.fnal.gov). Instrumenti quhet Holometër, ose Interferometri Holografik dhe konsiston në ndarjen e dy rrezeve lazer dhe rikombinimin e tyre përmes disa pasqyrave. “Sjellja” e dritës në këtë rast, nëse mund të shprehemi kështu, ose fluktacionet, lëkundjet e saj, do të japin një përgjigje për atë që quhet si Tingulli Holografik; “një paqëndrueshmëri kuantike(uncertainity) në hapësirë-kohë, e cila do ta bënte këtë të vibronte, oshilonte...Këto oshilacione mendohet të jenë shumë të imëta dhe korrespondojnë me një shpejtësi prej 1 mm/vit”, shkruan “Space”. Më tej thuhet se ky eksperiment në thelb po ekzaminon kapacitetin e depozitimit të informacionit të universit... “P.sh, i gjithë informacioni në univers mund të jetë i organizuar si përmbajtje në paketa të kufizuara dy dimensionale, njësoj si në imazhet e një ekrani televiziv që janë të ndërtuara nga një numër i madh pikselash 2D”, vijon “Space”. Nëse e gjithë kjo do të vërtetohet, atëherë përgjithësimi është se universi 3D që ne pranojmë sot si realitet, është një iluzion i krijuar nga projektimi 2D në një “ekran kozmik që është përtej perceptimit dhe kuptimit tonë”( http://www.space.com/26969-universe-2d-hologram-holometer-ex...). Ka një teori që thotë se ne në fakt jetojmë në një hologram, përmasa e pikselave të të cilit është 10 trilion trilion herë më i vogël sesa një atom(http://news.yahoo.com/universe-really-hologram-203240505.html).
s.z
Add new comment