Princi Leka detyrohet t’i paguajë biznesmenit të ndërtimit 3.3 milionë euro

Postuar në 29 Gusht, 2014 03:58

Gjykata e Tiranës detyron Leka II Zogu, të njohur si princi Leka, t’i paguajë një shumë prej 3.3 milionë eurosh biznesmenit të ndërtimit, Alban Xhillari. Detyrimi në fjalë është përcaktuar në një vendim gjyqësor, që i dha fund përballjes gjyqësore mes Leka Zogut dhe biznesmenit Alban Xhillari, me objekt zgjidhjen e një kontrate bashkëpunimi mes të dyve.

Padia ishte regjistruar në Gjykatë në vitin 2009 nga Leka Ahmet Zogu. Në rolin e paditësit, ai kërkonte zgjidhjen e kontratës së bashkëpunimit me biznesmenin. Për shkak të hetimit të vërtetësisë së një prej akteve të paraqitura si provë në gjyq, ky proces u pezullua në periudhën mars 2011 - qershor 2013.

Gjatë kësaj kohë, Leka Zogu ndërroi jetë dhe pas rihapjes së gjyqit si palë paditëse u ligjërua trashëgimtari i tij, Leka II Zogu. Në të njëjtin gjykim, pala e paditur, biznesmeni Alban Xhillari bëri një kundërpadi, duke kërkuar kthimin e 2.9 milionë eurove, bashkë me kamatat, të investuara prej tij, për llogari të kontratës, raporton “Panorama”.

Alban Xhillari kishte një kontratë me familjen mbretërore për ndërtimin e disa apartamenteve luksoze në Vilën e Zogut në Durrës.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.