Arkiv-Lajme
Rama: Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar në parkun e tempullit të dijes
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjetit social ka reaguar për ndërtimet pa leje dhe të legalizuara në mënyrë abuzive në hapësirat publike në Universitetin e Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”.
“Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar babëzisht në parkun e tempullit të dijes në gusht 2014”, shkruan Rama në postimin e tij. Në këtë zonë spastrimi po bëhet me rastin e vizitës së Papës më 21 shtator. S.S
Agresioni rus në Ukrainë, shqetesim për BE-në
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u shprehën të shqetësuar për agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa liderët e bllokut po përgatiten që të diskutojnë mbi sanksione të reja ndaj Moskës. Shefja e politikës së Jashtme të BE Catherine Ashtoni bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, Rusia vazhdon të mohojë se ushtria e saj po mbështet rebelët, por Ashton tha se ka shqetësim të thellë për agresionin e drejpërdrejtë të forcave ruse. Ajo gjithashtu i kërkoi Moskës zyrtare që të mos dërgojë armë, pajisje dhe personel ushtarak në Ukrainë.
Sekrete dhe spekullime në periudhën e komunizmit; një rast i sjellë nga studiuesja Albana Rexhepaj
“Mapo” boton sot një përmbledhje të studiueses Albana Rexhepaj, prezantuar në Seminarin XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që u mbajt në Prishtinë javën e shkuar. Në workshop-in me tematikë: “Shqiptarët në komunizëm”, Rexhepaj shkruan për “Sekretet në komunizëm” dhe për këtë Rexhepaj u referohet edhe dy ngjarjeve, thuajse të njëkohshme: vdekjes në vitin 1972 të 27 foshnjave në maternitetin e Tiranës dhe infarktit të Enver Hoxhës, po atë vit. Të dyja ngjarje që u mbajtën sekret dhe që për këtë arsye nxitën thashetheme në kryeqytet.
Amnesty International: Serbia dhe Kosova të hetojnë zhdukjet dhe rrëmbimet në kohën e luftës
Amnesty International ka kërkuar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë që të kryejnë hetime të shpejta dhe të paanshme për zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë të kryera para, gjatë dhe pas luftës.
Sipas Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara, Amnesty International, në 15 vjet pas përfundimit të luftës rreth 1,700 njerëz janë ende të humbur. Amnesty raporton se në Bosnje dhe Hercegovinë, 7,800 njerëz janë raportuar të humbur, 2,200 prej tyre në Kroaci.
Erion Braçe: "Fullani ka gënjyer për vite me radhë edhe Kuvendin"
Erion Braçe ka reaguar sërish për guvernatorin Ardian Fullani, duke thënë se ai ka gënjyer në Kuvend. Reagimin e tij Braçe e ka bërë në rrejtin social “Facebook”. Duke u mbështetur në dokumentet që vetë guvernatori Fullani ka dorëzuar në Kuvend.
Sipas këtyre dokumenteve, Fullani ka raportuar për deputetët se inventarizimi i parave të BSH është bërë sipas standardeve të Bankës Qendrore Evropiane.
Kastriot Islami: "Isha mirë e bukur në Francë, erdha në halenë e Evropës. Rama, Erik Fullani i komunizmit"
Kastriot Islami e ka cilësuar kryeministrin Rama si Erik Fullani i komunizmit. Sipas tij asgjë nuk do të ndryshonte atë nga djali i Fullanit po të ishte i ri sot. Deputeti demokrat në një intervistë të dhënë për gazetën “Dita”, thotë se shumë nga postimet e tij në “Facebook”, ai i ka provokime për të parë se çfarë do të thonë njerëzit. Megjithatë ai ka shtuar se komentuesit në statuset e tij janë njerëz të shtabit të Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit.
Deputeti demokrat duket shumë i revoltuar, kur pyetet nëse ka pranuar lëmoshën e Sali Berishës për t’u bërë deputet.
Italia në alarm për arrestimin e dy xhihadistëve nga Kosova. Hynë me viza të rregullta nga Prishtina
Dy xhihadistë shqiptarë nga Kosova kanë vënë në lëvizje të gjithë shtetin italian. Italia është vënë në alarm për arrestimin e tyre, pasi ata kanë hyrë me viza të rregullta. Hetimi i bërë nga EULEX dhe prokuroria e Romës zbuloi skandalin e shitjes së vizave hyrëse në Itali nëpërmjet selisë së saj në Prishtinë për vetëm 3500 mijë euro.
SHKB arreston dy policë rrugorë, merrnin para nën dorë duke shmangur gjobat ndaj shoferëve
Arrestohen dy punonjës të policisë rrugore. Shtetasi Artan Hasanaj dhe Avdulla Dafku, akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
Dy policët janë arrestuar pas një kallëzimi të bërë nga emigrant që jetonte në Itali. Dy policës kanë qenë në patrullim në aksin Durrës-Kavajë dhe në këmbim të mosvënies së gjobës, ata i kanë marrë shoferit A.V një sasi parash.
Shoferi A.V ka bërë denoncim me një SMS dhe kaq ka mjaftuar për të vënë në lëvizje strukturat e SHKB-së.
Britania e Madhe: Sulmet e mundshme nga ISIS, rreziku më serioz për vendin
Britania e konsideron sulmin e mundshëm nga grupi ekstremist Shteti Islamik si rrezikun më serioz që i kanoset aktualisht. Alarmin për kërcënimin e sulmeve terroriste nga grupi ekstrem ist Shteti Islamik e ka dhën kryeministri Britank David Cameron në një konferencë për shtyp në Dauning Street. Tashmë niveli i alarmit për Britaninë konsiderohet i rëndë, që do të thotë se është vetëm një shkallë më poshtë se niveli maksimal, që është niveli kritik.
Rama paralajmëron vizitën e Merkel në Tiranë dhe flet për rolin e Shqipërisë për të nxitur bashkëpunim në rajon
Për kryeministrin e Shqipërisë konferenca për Ballkanin mbajtur në Berlin ishte një sinjal se Gjermania do të ofrojë mbështetje konkrete për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.
“Duhet një mbështetje politike, ekonomike, financiare që ndërkohë që bëjmë detyrat e vështira individualisht, Ballkani të fillojë të lidhet me projekte të mëdha të infrastrukturës, të rrjeteve energjitike, të transportit, të arsimit profesional, të sipërmarrjeve, të sipërmarrjes private dhe kështu me radhë”, tha Rama në një intervistë për Top Channel.