Arkiv-Lajme
Lubonja: “Teatri i Kukullave shpall audicionin për aktor, me dyer të hapura”
Teatri i Kukullave shpall audicionin për aktor me dyer të hapura. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Monika Lubonja thotë se për herë të parë në historikun e tij, “Teatri i Kukullave” shpall audicionin për aktor me dyer të hapura ku mund të jenë të pranishëm të gjithë ata që kanë dëshirë ta ndjekin këtë audicion. Ditën e mërkurë në datën 3 shtator, ora 10:00 në “Teatrin e Kukullave” fillojnë audicionet për dy role në premierën e re që po përgatitet.
Daçiç reagon ndaj Thaçit: “Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshjen ndërkombëtare të paqes me Kosovën”
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç për një të përditshme të Beogradit është shprehur se: “Serbia nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të paqes me Kosovën”. Sipas “Radio Evropa e Lirë” mediat serbe përmendin deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor ka thënë se "Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e dytë të dialogut", i cili duhet të përfundojë me "marrëveshjen ndërkombëtare për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë".
M.Doda nuk duron dot që Nexhmija flet kaq serbes dhe do sërish komision. “Të hetohet veprimtaria e diktatorit”
Aq shumë është irrituar deputetja demokrate Mesila Doda, nga intervista e djeshme e Nexhmije Hoxhës te emisioni I Roland Qafokut, saqë e ka ndjerë të domosdoshme që të bëhet diçka. Duke shkruar ne fb, Doda thotë se Nexhmija po e shet veten si një heroinë të luftës dhe po hiqet si viktimë e demokracisë.
Fatura e lartë e kompensimit të ish pronarëve, Këshilli Europian i Ministrave vendos më 23 shtator
Pas një kërkese të Avokates së Shtetit, Alma Hicka, Këshilli i Ministrave të Evropës do të mblidhet në datën 23 shtator për të marrë vendimin e radhës për Shqipërinë për çështjen e kompensimit të pronave. Mbledhja do të bëhet për të parë procedurën e kompensimit të ish-pronarëve nga ana e shtetit shqiptar. Nëpërmjet një letre Avokatja e Shtetit i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të Evropës që të lehtësojnë procedurat e kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri për shkak se fatura është tejet e lartë.
a.k
Nexhmije Hoxha fjalos gjerë e gjatë në emisionin e Qafokut: Enveri, LANÇ-i, ilegaliteti sipas meje
Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, ku ka trajtuar kryesisht Luftën Nacional Çlirimtare dhe kjtimet e saj nga Instituti Femëror. E veja 94 vjeçare, thotë ndër të tjera se “sheh sot me një kënaqësi të veçantë zhvillimet e reja lidhur me vajzat shqiptare, me gratë shqiptare”. Ajo e përcakton veten si gjyshe e ngeshme, por nuk mungon të trajtojë tema nga angazhimi me rininë komuniste, njohja me Qemal Stafën e Vasil Shanton, ilegalitetin, mbretin Zog kundruall pushtimit fashist etj.
Mazhoranca rrëzon 5 dekretet e kthyera për shqyrtim nga Presidenti Nishani
Ne Seancën e parë të punimeve të Kuvendit, në sesionin e tretë të Legjislaturës së VIII, mazhoranca qeverisëse me forcën e kartonit ka rrëzuar të 5 dekretet e kthyera për shqyrtim nga Presidenti Nishani. Ndërkaq PDIU, sikundër i pati dhënë bekimin për miratim reformës territoriale ka bashkuar votat me shumicën qeverisëse për rrëzimin e dekretit. Relatori i ligjit për gjykatën administrative, Armando Subashi, deklaroi se argumentet e Presidentit për kthimin e këtij dekreti janë të njëjta me të PD dhe nuk qëndrojnë.
Çështja “Imami”, Ministria e Mbrojtjes kërkon rishqyrtimin e dosjes nga një prokuror tjetër
Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një veprim të fundit në lidhje me çështjen “Imami”. Ajo I ka kërkuar Prokurorisë që po shqyrton kallëzimin penal dhe dosjen përkatëse për ish-ministrin e Mbrojtjes që materialin ta rishikojë një prokuror tjetër. Kjo u bë e ditur nga burime pranë Prokurorisë për “Respublica”.
Deputetët e PD-së ngrenë zërin kundër bojkotit, Basha e Berisha mbeten vetëm
Nuk ka kaluar kaq kollaj vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në punimet e parlamentit dhe të jetës parlamentare. Edhe pse lideri i opozitës Lulzim Basha shpalli vendimin dhe arsyetimin e bojkotit, verdikti nuk u prit mirë nga disa deputetë brenda PD-së apo nga shumica e aleatëve. Pas dyerve të mbyllura, mësohet se deputetë si Mesila Doda, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu apo demokrati Igli Cara kanë qenë kundër një vendimi që do vendoste për mosprezencën e opozitës në parlament apo në komisionet e kuvendit.
A1 Report, pamjet e Bitrajt duke hapur thesarin e Bankës dhe duke marrë qetë-qetë thasët me para
Hap me çelës derën e thesarit, merr një traste me para dhe largohet. Televizioni A1 Report publikon pamjet ekskluzive nga vjedhja e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë. Në pamje duket qartë Ardian Bitraj, ish-përgjegjësi i arkës stok në thesarin e Shtetit, duke vjedhur paratë. Ai kishte në zotërim të tre çelësat që në fakt, duhej të ishin në dorë të tre personave të ndryshëm.
Prishtinë, opozita deklaron se do thërrasë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për zgjedhjen e institucioneve të reja
Opozita në Kosovë paralajmëron se do të mblidhet vetë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për krijimin e institucioneve të reja, thotë Zëri. Edhe pse nuk ka kushte specifike se kur mund të jetë një seancë e jashtëzakonshme, deputetët e Bllokut LDK-AAK-Nisma mund të thërrasin një seancë të tillë me qëllim që të implementohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.