Arkiv-Lajme

Meta para nisjes së Kuvendit: Klasa politike të tregojë më shumë maturi, etikë dhe bashkëpunim

Postuar në 01 Shtator, 2014 10:35

LSI mbledh Grupin Kuvendor para nisjes së seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar. Ilir Meta, Kryetari i LSI njëherazi dhe kryetar i parlamentit u shpreh shpreh se partia e tyre do vijojë t’i shërbejë progresit dhe nismave që kanë vetëm një syni, integrimin e vendit në BE. Ai bëri apel që klasa politike këtë vit të tregojë më shumë maturi, etikë dhe bashkëpunim. “Jemi këtu për rikonfirmuar atë sjellje politike tonën që i shërben konstruktivitetit, dialogut në mënyrë që dialogu konstruktiv të cojë para cështjet dhe kemi eksploruar të gjitha hapësirat që të ecim përpara.

Dëmtohet memoriali-bunker në hyrje të ish Bllokut. “Irrituese indiferenca e shtetit”, thotë F.Lubonja

Postuar në 01 Shtator, 2014 09:35

Është dëmtuar nga persona të paidentifikuar memoriali "Post Bllok", i cili është i vendosur në hyrjen kryesore të ish-Bllokut. Memorialit i janë thyer elementët e xhamit të bunkerit. Autorët e memorialit e cilësojnë dhunimin në veprim të qëllimshëm. “Është një akt i qëllimshëm, pasi është një objekt më i vizituar dhe ka një simbolik të caktuar dhe kujton një periudhë, ndaj nuk mund të mos e interpretosh si një akt të qëllimshëm, të njerëzve që duan ta profanizojnë këtë simbolik. Këtu të irriton indiferenca e shtetit, pasi nuk ka një polic.

BIK i bashkohet fetvasë së Unionit të Dijetarëve Myslimanë, që shpall harram këdo që shkon të luftojë në rradhët e ISIS

Postuar në 01 Shtator, 2014 08:30

Një nismë e Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë me dijetarin El-Kardavi në krye, dhe e Komunitetit të Myslimanëve në Angli, parashikon lëshimin e fetva-je që e shpall haram pjesëmarrjen e myslimanëve në grupin terrorist ISIS. Me këtë nismë është bashkuar dhe Bashkësia Islame e Kosovës, BIK, njofton Express e Prishtinës. Gjithsesi BIK thotë se nuk do të lëshojë një “fetva” të veçantë për kosovarët. Sipas Ahmet Sadriut, zëdhënës i BIK, “ditë më parë Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë i kryesuar nga dijetari me përmasa botërore, dr.

Partia Demokratike braktis Kuvendin. Basha: Zëri i opozitës nuk dëgjohet

Postuar në 01 Shtator, 2014 07:10

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë të ditur vendimin e Grupit Parlamentar se Partia Demokratike nuk do të hyjë në Kuvend, por do ta vazhdojë nga jashtë opozitën e saj. Në një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së ai tha: “Vendimi i Grupit Parlamentar të PD në lidhje me Kuvendin mbetet në fuqi. Ne nuk do të shkojmë në një Kuvend ku opozita nuk dëgjohet, nuk replikohet, por goditet dhe kërcënohet fizikisht. Nuk është Kuvendi, arena ku Edi Rama të nxjerrë mllefet dhe urrejtjet e tij të bartuara; nuk është Kuvendi arena për të larë hesape të tilla.

Mjedisi në plan të parë; KQZ vendos riciklimin, jo djegien e fletëve të votimit

Postuar në 01 Shtator, 2014 06:27

Ruajtja e mjedisit duket se ka qenë motivi kryesor i mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme. KQZ është mbledhur për të vendosur lidhur me mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, por pas debateve lidhur me buxhetin e nevojshëm për këtë proces, u vendos që KQZ të rimblidhet nesër. Që në fillim të mbledhjes, kryetarja e këtij institucioni Lefterie Lleshi propozoi që fletët e votimit të mos digjen siç është vepruar herët e kaluara, por të riciklohen.

Pasagjerë në makinën e punonjësit të SHISH, acarohen që i ndalon Rrugorja, plasin grushtat

Postuar në 01 Shtator, 2014 04:42

Nuk kanë duruar dot faktin që makina ku udhëtonin, gjendur në kundravajtje, të ndalohej nga policia rrugore. Aq më tepër që drejtuesi I mjetit ishte punonjës i SHISH. Kështu, dy persona të cilët kanë qenë pasagjerë në makinën e një punonjësi të shërbimit informative, kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Peshkopi pasi kanë kundërshtuar me forcë dy efektivët e rrugores. Iliaz Neli, 59 vjeç dhe Argjend Shehu, 29 vjeç, akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor Sh.K dhe A.M.

F.Klosi: Shkrimi te Kathimerini, i pasaktë. Kisha greke nuk duron dot kundërshti, ka strukturë diktatoriale

Postuar në 01 Shtator, 2014 03:24

Pas një editoriali në të përditshmen greke Kathimerini, ku ndër të tjera përmendet edhe ish shefi i SHISh Fatos Klosi si ndër ata që sulmojnë “pisët” kryepeshkopin Anastas, Klosi ka dhënë një përgjigje. Duke folur për Panoramën, ai e cilëson kishën greke si strukturë diktatoriale. “Grekërit nuk durojnë dot mendime kundër. Kisha greke është vetë si “strukturë diktatoriale’ dhe Janullatos është në majë të saj. Nuk durojnë dot mendime kundër, njerëz që nuk kanë opinione si të tyre, por duan vetëm njerëz që t’ju falen dhe t’ju luten, t’u ulen në gjunjë dhe t’u puthin dorën”, thotë Klosi.

Kosova kërkon të përmirësojë imazhin në rrafshin ndërkombëtar, i shpall luftë terrorizmit

Postuar në 01 Shtator, 2014 03:19

Policia e Kosovës disa javë më parë, arrestoi mbi 40 të dyshuar për bashkëpunim me organizatat ISIS dhe AL-Nusra. Agjensia e lajmeve “Bota Sot”, duke i cilësuar këto organizata si terroriste, bën të ditur se pikërisht ky operacion ndikoi në përmirësimin e imazhit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Drejtues të qeverisë janë shprehur se me këto veprime Kosova dëshmoi se është e gatshme ta luftojë çdo formë të kërcënimit nga terrorizmi. Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, mësohet të ketë thënë se çdo akt që lufton të keqen ndikon edhe në forcimin e imazhit të vendit.

Vala zë shkollat e mesme private. Pritet që MAS të mbyllë 13 të tilla, mes tyre “Talenti” i Durrësit

Postuar në 01 Shtator, 2014 03:08

E kanë rradhën shkollat private të arsimit të mesëm për të kaluar në sitën e ministrisë së Arsimit. Pas mbylljes së 18 institucioneve të arsimit të lartë privat, pritet të dalë raporti i MAS që parashikon mbyllejn e 13 të tillave, ndërkohë që shtrirja është pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Emrat e disa prej shkollave i jep GSH, sipas të cilës kolegji privat "Daka" në qytetin e Lushnjës është njëri prej tyre. Mësohet se ky kolegj pranonte nxënës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar: Arsim parashkollor (kopsht), arsim 9-vjeçar dhe shkollë e mesme apo gjimnaz.

Kriza ukranase, përfaqësues të Senatit në SHBA kërkojnë furnizmin me armë të Kievit. Kreu i Komitetit me Jashtë: “Ky është pushtim nga Rusia”

Postuar në 31 Gusht, 2014 18:54

Përfshirja direkte e Rusisë në konfliktin e armatosur në Ukrainë ka prodhuar një reagim të fortë nga SHBA. Kështu sot bëhet e ditur se disa senatorë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe për çështjet Inteligjencës kanë kërkuar që Washingtoni të furnizojë me armë Kievin zyrtar. “Ky nuk është më çëshje e disa separatistëve, ky është një pushtim direkt nga Rusi. Ne duhet ta njohim këtë fakt”, deklaroi Robert Menendez, kreu i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme