BIK i bashkohet fetvasë së Unionit të Dijetarëve Myslimanë, që shpall harram këdo që shkon të luftojë në rradhët e ISIS

Një nismë e Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë me dijetarin El-Kardavi në krye, dhe e Komunitetit të Myslimanëve në Angli, parashikon lëshimin e fetva-je që e shpall haram pjesëmarrjen e myslimanëve në grupin terrorist ISIS. Me këtë nismë është bashkuar dhe Bashkësia Islame e Kosovës, BIK, njofton Express e Prishtinës. Gjithsesi BIK thotë se nuk do të lëshojë një “fetva” të veçantë për kosovarët. Sipas Ahmet Sadriut, zëdhënës i BIK, “ditë më parë Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë i kryesuar nga dijetari me përmasa botërore, dr. Jusuf El-Kardavi ka dhënë një fetva (përgjigje fetare) lidhur me këtë çështje, sipas së cilës është e ndaluar shkuarja në Siri ose Irak”, thotë për Express Sadriu.
a.k
Add new comment