Kosova kërkon të përmirësojë imazhin në rrafshin ndërkombëtar, i shpall luftë terrorizmit

Postuar në 01 Shtator, 2014 03:19

Policia e Kosovës disa javë më parë, arrestoi mbi 40 të dyshuar për bashkëpunim me organizatat ISIS dhe AL-Nusra. Agjensia e lajmeve “Bota Sot”, duke i cilësuar këto organizata si terroriste, bën të ditur se pikërisht ky operacion ndikoi në përmirësimin e imazhit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Drejtues të qeverisë janë shprehur se me këto veprime Kosova dëshmoi se është e gatshme ta luftojë çdo formë të kërcënimit nga terrorizmi. Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, mësohet të ketë thënë se çdo akt që lufton të keqen ndikon edhe në forcimin e imazhit të vendit. Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, konsideron se për çështjen e imazhit kërkohet një aktivizim diplomatik i Kosovës. Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, është shprehur gjithashtu se padyshim që kjo klimë e krijuar në Kosovë me shkuarjen e të rinjve në Siri do të ndikojë në imazhin e vendit. “Ky është mesazhi më negativ që Kosova ka përçuar në këto çaste, kur për një kohë të gjatë është ditur se Kosova është renditur në vendet që promovojnë demokraci”, tha ai. Ndërkohë agjencia e lajmeve “Bota Sot” thotë se: në variantin tjetër të ruajtjes së imazhit të vendit dhe qartësimit para opinionit ndërkombëtar, Ministria e Punëve të Jashtme po përpiqet të punojë përmes konferencave dhe formave të tjera të diplomacisë.

L.V

http://botasot.info/kosova/323549/kosova-eshte-gati-ta-luftoje-terrorizmin/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.