Partia Demokratike braktis Kuvendin. Basha: Zëri i opozitës nuk dëgjohet

Postuar në 01 Shtator, 2014 07:10

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë të ditur vendimin e Grupit Parlamentar se Partia Demokratike nuk do të hyjë në Kuvend, por do ta vazhdojë nga jashtë opozitën e saj. Në një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së ai tha: “Vendimi i Grupit Parlamentar të PD në lidhje me Kuvendin mbetet në fuqi. Ne nuk do të shkojmë në një Kuvend ku opozita nuk dëgjohet, nuk replikohet, por goditet dhe kërcënohet fizikisht. Nuk është Kuvendi, arena ku Edi Rama të nxjerrë mllefet dhe urrejtjet e tij të bartuara; nuk është Kuvendi arena për të larë hesape të tilla. Ne do të mbrojmë dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë duke mos lejuar përdhosjen dhe damkosjen e tij me skemat dhe intrigat e një armiku të vjetër të parlamentarizmit. Le të flasë ai me vete sa të dojë, atje. Ne do të vazhdojmë opozitën tonë të vendosur ditë për ditë për çdo projektligj, për çdo akt, çdo vendim, çdo veprim të Qeverisë.” Basha theksoi gjithashtu: “Ne do t’i ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha ligjet e miratuar dhe të mosdekretuar nga Nishani, duke nisur nga reforma territoriale”.  Më pas kryetari i PD-së vazhdoi: “Sot starton një vit i ri politik, i dyti i legjislaturës në vazhdim që na ka vendosur në rolin e opozitës ndaj qeverisë më antidemokratike të 23 –viteve. Ata kanë ardhur në pushtet për të qeverisur si baballarët e tyre. Kjo politikë revanshiste, me gjithë dështimet dhe humbjet që ka pësuar, ia ka dalë për fat të keq dy arritje të zeza: të krijojë një oligarki, si një grusht sundimtarësh, tashmë një realitet. Oligarkia Edi Rama – Ilir Meta.”

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.