Arkiv-Lajme

Ban Ki Moon bën thirrje për dialog politik midis Rusisë dhe Ukrainës

Postuar në 02 Shtator, 2014 11:20

Gjatë një ndalesë në Zelandën e ReSekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon bëri thirrje për dialog politik midis Rusisë dhe Ukrainës.

Eda Zari sjell për herë të parë “Festivalin e verës dhe muzikës jazz”, sipari hapet në Berat

Postuar në 02 Shtator, 2014 10:20

“Muzikë dhe verë”, por nuk është vetëm kjo ideja. Në datat 5 dhe 6 Shtator 2014 do të zhvillohet  “Festivali i verës dhe muzikës jazz”, në qytetin e Beratit. Themeluesja e këtij festivali, Eda Zari theksoi se arsyeja kryesore e zhvillimit të këtij edicioni në Berat është rëndësia historike e kulturore që ky qytet muze ka në botë, i cili ka marrë edhe titullin “Trashëgimi Botërore” nga UNESCO. Një nga synimet e këtij eventi është ringjallja e muzikës Bizantine, por këtë herë me tinguj modern.

Nisin surprizat e jetës kulturore në Tiranë, “La Traviata” e Verdit hap sezonin artistik në TKOB

Postuar në 02 Shtator, 2014 09:55

Sezoni artistik për periudhën Shtator-Dhjetor në TKOB do të karakterizohet nga surpriza. Ai do të jetë i ngjeshur e me shfaqje të larmishme ku do të përfshihen aktivitete artistike të shumta, produksione të rëndësishme dhe personazhe të njohur të cilët janë pritur shume mirë nga publiku shqiptar. Kalendari artistik për këtë sezon do te ketë disa opera dhe balete të cilat janë të njohura dhe që kërkohen vazhdimisht nga publiku, si “La Traviata” nga Verdi, “La Boheme” dhe “Toska” nga Puçini, “Cossi fan Tutte” nga Mozart etj. Por do te rikthehet dhe baleti “Coppelia”.

Mogherini përgjigjet para eurodeputetëve: Shqipëria, së fundi progres i jashtëzakonshëm

Postuar në 02 Shtator, 2014 09:46

Këtë herë në cilësinë e Ministres së Jashtme të Italisë, vend i cili mban edhe presidencën e BE-së, Frederica Mogherini (shefja e përzgjedhur e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian) ka dalë para Komisionit të Jashtëm të PE-së. në një raport ku u është përgjigjur edhe pyetjeve nga 27 eurodeputetë, Mogherini në pjesën për Shqipërinë ka pohuar se ky vend ka treguar vullnet për të kryer reforma sa i përket rrugës drejt BE-së.  

Paralajmërimi i anti-terrorit për Kuvendin e Kosovës mbi rrezikun vahabist. Express sjell raportin e plotë: Duan të krijojnë shtetin islam!

Postuar në 02 Shtator, 2014 08:46

Departamenti i Anti-terrorizmit në policinë e Kosovës, ka lajmëruar Kuvendin që një dekadë më herët për rrezikun që kanosej nga rryma ekstremiste islamike, vahabizmi. Gazeta Express sjell të plotë alarmin që hetuesit policorë bënë në drejtim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2005.

Basha pas mbledhjes me Grupin Parlamentar: Mazhoranca e verbuar nga ideja e Ramës për të qeverisur vendin pa opozitë

Postuar në 02 Shtator, 2014 08:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një mbledhjeje të grupit parlamentar tha të martën se: “Opozita do t’i përgjigjet me argumente dhe në mënyrë sistematike ligjeve që kjo shumicë imponon sipas tij në Kuvend”. Më tej ai ka shpërthyer me një sërë akuzash ndaj mazhorancës qeverisëse, e cila sipas tij në emër të oligarkisë që ndodhet në krye të saj shkel të drejtat e opozitës në Parlament. “Të gjithë jemi dëshmitarë se në 23 vite politikë ka ndodhur dhe do të ndodhë që presidenti kthen një ligj të votuar nga Parlamenti, sikurse ka ndodhur dhe do të ndodhë e kundërta.

Vjedhja e 713 milionëve, Prokuroria thërret në pyetje 6-të nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Postuar në 02 Shtator, 2014 08:14

Prokurori Ramadan Topçiu ka kërkuar të martën për t’u paraqitur në organin e akuzës, gjashtë nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.  Kërkesa në fjalë ka lidhje me hetimet që po kryhen mbi skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit. E para që duhet të paraqitet në orën dhjetë, në prokurori, të premten më datë 5 shtator 2014, është anëtarja Ermelinda Meksi. Sipas prokurorisë, në dy raste ajo rezulton të ketë kërkuar shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani.

Ushtria ndërkombëtare e ISIS, lista e luftëtarëve të importuar sipas CNN-it. Nga Kosova, rreth 120 vetë

Postuar në 02 Shtator, 2014 06:48

Të rinj myslimanë ose të konvertuar që kanë përqafuar xhihadin nga perëndimi, Amerika dhe Britania ndodhen në Irak, Siri dhe luftojnë duke prerë koka njerëzish në emër të xhihadit. Pasi u zbulua se ekzekutori i gazetarit amerikan Foley ishte një londinez, CNN publikon një listë me numrin e të rinjve nga shtete të ndryshme të botës që kanë rendur drejt vendeve ku po zhvillohet një luftë apokaliptike me vrasje horror që publikohen përmes videove në internet.

Bushati-Baird vlerësojnë marrëdhëniet mes dy shteteve: Investimet kanadeze zënë një vend të rëndësishëm në Shqipëri

Postuar në 02 Shtator, 2014 06:09

“Investimet kanadeze zënë një vend të rëndësishëm në Shqipëri”. Deklarata është bërë nga  ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka pritur paraditen e së martës në zyrën e tij homologun kanadez, John Baird. Në konferencën e përbashkët për shtyp. Ministri i jashtëm kanadez ka theksuar se, bashkëpunimi i Kanadasë me Shqipërinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Më tej dy ministrat kanë prekur edhe çështje me interes ndërkombëtar, si ajo e Ukrainës dhe rreziku nga avancimi i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Has: Fëmijët gjejnë një granatë, babai ua heq nga dora dhe i shpëton, por humbet jetën

Postuar në 02 Shtator, 2014 05:45

Pasojat e militarizimit të zonës kufitare gjatë luftës së Kosovës, dhe të lëvizjes së sasive të armëve e mjeteve luftarake gjatë asaj periudhe, vazhdojnë të ndihen dhe të marrin jetë njerëzish. Musa Gjeca nga zona e Krumës e Hasit, ka qenë në banesë paraditen e sotme kur dy fëmijët e tij i kanë sjellë në shtëpi një granatë të cilën e kishin gjetur në një banesë të braktisur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme