Arkiv-Lajme

Mirela Kumbaro: Dy statujat e Nënë Terezës po restaurohen, nuk janë hedhur në plehra

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:16

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro deklaroi se dy skulpturat e “Nënë Terezës”, po i nënshtrohen restaurimit me rastin e vizitës së Papës në Tiranë. Nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, Kumbaro ka sqaruar se restaurimi i tyre është bërë pas konsultimeve me ekspertët, duke i dhënë fund kështu spekulimeve në rrjetet sociale se ato ishin lënë në harresë.

Lufta kundër korrupsionit e diplomave false, MAS mbyll 12 shkolla parauniversitare

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:03

“Do ta shkulim nga rrënjët korrupsionin në arsimin parauniversitar”. Këto ishin fjalët e Nora Malajt gjatë një konference për shtyp ku ajo bëri të ditur vendimin më të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për mbylljen e 12 shkollave të arsimit parauniversitar me kohë të pjesshme. Zv/ministrja Malaj tha se kjo masë merret në vazhdën  e luftës kundër korrupsionit dhe për ta luftuar atë nga themelet.

Samiti i NATO-s nis me kritika për Rusinë, në fokus Ukraina, Afganistani dhe sfidat e reja të aleancës

Postuar në 04 Shtator, 2014 08:47

Samiti i Aleancës së Atlantikut Verior nisi punimet të enjten në 4 shtator 2014. Ndër pikat më të rëndësishme është konflikti në Ukrainë. Po ashtu, do diskutohet për qëndrimin e NATO-s lidhur me të ardhmen e aleancës në Afganistan. Samiti i cili po zhvillohet në zonën e Celtic, në Manor resort të Neëport, është i pari që zhvillohet pas atij të Chikagos në vitin 2012 dhe është samiti i parë i NATOS në Britanin e Madhe.

Përmbaruesit privatë, Ministria e Drejtësisë merr masa disiplinore: Ka shkelje ligjore

Postuar në 04 Shtator, 2014 07:44

Pas disa inspektimeve, të iniciuara nga ankesat e qytetarëve, me objekt verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar me shkelje disa përmbarues gjyqësor private. Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton se mbështetur në shkronjën “ç” të nenit 10, shkronjën “dh” të nenit 52 dhe në shkronjën “b” të nenit 54 të ligjit nr.

Ervin Bushati: Lul Basha nuk ka mbajtur premtimet, të japi dorëheqjen

Postuar në 04 Shtator, 2014 06:16

Sekretari ekonomik në PS, Ervin Bushati, gjatë një konference për shtyp, duke thënë se Lulzim Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim, ka kërkuar dhe dorëheqjen e tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Basha ka dhënë lejë ndërtimi duke dëmtuar gjithë parqet e Tiranës”, tha më tej ai. “Cfarë bëri në të vërtetë Lulzim Basha?

Shqiptarët e lindur në Greqi, Ministria e Brendshme bën të njohura ndryshimet që do të kenë mjetet e identifikimit

Postuar në 04 Shtator, 2014 05:32

Bëhet fjalë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të toponimeve në letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike për shtetasit shqiptarë të lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.Në një njoftim të sajin  Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se ka nisur nga puna për konkretizimin e ndryshimeve të parashikuara për mënyrën e shkrimit të toponimit në rubrikën “Vendlindja” në dokumentet e lëshuara nga shërbimi i gjendjes civile për përdorim nga autoritetet e huaja, si dhe në sistemin e lëshimit të dokumenteve të Identitetit.

Krujë, nëna kalon në depresion, mbyt foshnjën e sapolindur

Postuar në 04 Shtator, 2014 05:17

Në fshatin Borizanë të Krujës, ka ndodhur  një krim i rëndë i cili është zbuluar paraditen e së enjtes. Një nënë 29-vjeçare ka mbytur foshnjën e saj të seksit mashkull dhe më pas e ka groposur në oborrin e shtëpisë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Efektivët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 29-vjeçares E Sh, e cila tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Mësohet se  Sherika ishte e pamartuar dhe disa orë pas lindjes, në kushte depresive mbyti djalin e saj.

Basha sfidon Ramën: Projektet në Tiranë, jam gati të ballafaqohemi

Postuar në 04 Shtator, 2014 04:41

Kryebashkiaku Basha është shprehur i gatshëm të sfidojë kryeministrin Rama në debat për ballafaqim për bllokimin e projekteve në Tiranë.  “Edi Rama thotë jo nuk i bllokoj unë, unë e sfidoj të dalim para qytetarëve të Tiranës, të flasim me fakte dhe dokumente, këto dokumente flasin që Rama është arkitekti i bllokimit të veprave. Nëse është burrë mos hedhë gurin dhe të fshehë dorën”, tha Basha. Këto deklarata ai i bëri pas përurimit të kopshtit 14 në Tiranë, një investim që kapi vlerën prej 39 milion leke.

Teuta Baleta ish-Inspektorja e BSH: Këshillin Mbikëqyrës ka dështuar në kryerjen e funksioneve

Postuar në 04 Shtator, 2014 03:54

Elivar Golemi, inspektorja e Bankës së Shqipërisë, është thirrur sërish sërish nga Komisioni i Ekonomisë së Kuvendit.

Aksioni i policisë në Kosovë, Imami i Xhamisë së Prishtinës merret në pyetje

Postuar në 04 Shtator, 2014 02:49

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është vënë në pranga sot në orët e para të mëngjesit. Sipas gazetës “Exspress” burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit “koha.net” për arrestimin e tij. Por ende nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik. Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës tha për Express se deri tash asnjë zyrë për informim e këtij institucioni nuk ka informacion që është arrestuar Shefqet Krasniqit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme