Samiti i NATO-s nis me kritika për Rusinë, në fokus Ukraina, Afganistani dhe sfidat e reja të aleancës

Postuar në 04 Shtator, 2014 08:47

Samiti i Aleancës së Atlantikut Verior nisi punimet të enjten në 4 shtator 2014. Ndër pikat më të rëndësishme është konflikti në Ukrainë. Po ashtu, do diskutohet për qëndrimin e NATO-s lidhur me të ardhmen e aleancës në Afganistan. Samiti i cili po zhvillohet në zonën e Celtic, në Manor resort të Neëport, është i pari që zhvillohet pas atij të Chikagos në vitin 2012 dhe është samiti i parë i NATOS në Britanin e Madhe. Në Samit marrin pjesë mbi 60 liderë botërorë, mes tyre edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Në çelje të Samitit, Kryeministri i Anglisë, David Cameroon, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i dhanë mirëseardhjen mbi 60 liderëve botërore pjesëmarrës. Samitin e NATO-s në Uells, liderët botërorë e nisën me një valë kritikash për Rusinë. Si aleanca Atlantiko-Veriore, ashtu dhe Britania mikpritëse e takimit, paralajmëruan se presioni mbi Moskën do të shtohet akoma më shumë, nëse nuk ndryshon kurs në Lindjen e vendit fqinj.Gjatë këtij samiti dyditor, 4-5 shtator, liderët botërore do të diskutojnë mbi çështjet më të rëndësishme të gjeopolitikës botërore dhe luftës anti-terror. Në faqen e zyrtare të Aleancës janë rreshtuar 5 prioritetet kryesore mbi të cilat do të diskutohet përgjatë këtyre dy ditëve.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.