Lufta kundër korrupsionit e diplomave false, MAS mbyll 12 shkolla parauniversitare

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:03

“Do ta shkulim nga rrënjët korrupsionin në arsimin parauniversitar”. Këto ishin fjalët e Nora Malajt gjatë një konference për shtyp ku ajo bëri të ditur vendimin më të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për mbylljen e 12 shkollave të arsimit parauniversitar me kohë të pjesshme. Zv/ministrja Malaj tha se kjo masë merret në vazhdën  e luftës kundër korrupsionit dhe për ta luftuar atë nga themelet. “Ka nxënës që kanë marrë dokument pa e ndjekur shkollën dhe më këto dokumente kanë ndjekur arsimin e lartë”, tha Malaj duke vënë gishtin në një pjesë të këtyre shkollave të cilat kanë abuzuar. “Ato tanimë duhet të mbyllin të gjitha detyrimet e plota ligjore dhe nënligjore si dhe t'i përmbahen dokumentacionit të plotë lidhur me procesin arsimor të tyre”, tha zv.ministrja e MAS. Ajo sqaroi gjithashtu se nxënësit që kanë ndjekur këto institucione do të shkojnë në shkolla të tjera publike, me kohë të pjesshme. Mbyllen shkollat: “Nënë mbretëreshë Geraldinë”, “Inkus”, “Vitrina”, “Talenti”, “Migjeni”, “3 Janari”, “Daka”, “Arianiti”, “Vëllezërit” "Frashëri”,  “Eurovizion”,  “Iliria” dhe “Sami Frashëri” në Kuçovë.

L.V

Comments

Submitted by SOLISA (not verified) on

NORA DO TA SHKULE NGA RRENJET KORRUPSIONIN NE ARSIMIN PARAUNIVERSITAR???

NORA DO TA SHKULE NGA RRENJET KORRUPSIONIN NE ARSIMIN UNIVERSITAR???

PO A ISHTE NORA PERGJEGJESE DEPARTAMENTI NE UNIVERSITETIN "KRISTAL"???

PO A ISHTE NORA ZV. MINISTRE E ARSIMIT NE PERIUDHEN 2009-2013, KU JU VU KAZMA ARSIMIT, UNIVERSITAR DHE PASUNIVERSITAR???

EH O ILIR META: ÇFARE I KE BERE DHE VAZHDON T'I BESH KETIJ VENDI...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.