Mirela Kumbaro: Dy statujat e Nënë Terezës po restaurohen, nuk janë hedhur në plehra

Postuar në 04 Shtator, 2014 09:16

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro deklaroi se dy skulpturat e “Nënë Terezës”, po i nënshtrohen restaurimit me rastin e vizitës së Papës në Tiranë. Nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, Kumbaro ka sqaruar se restaurimi i tyre është bërë pas konsultimeve me ekspertët, duke i dhënë fund kështu spekulimeve në rrjetet sociale se ato ishin lënë në harresë. Kumbaro saktësoi se statuja që gjendej në Universitetin Politeknik do të vendoset në rrethrrotullimin e Aeroportit, ku po ndërtohet edhe piedestali në bashkëpunim me autorin e saj Thoma Thomai ndërsa statuja që ishte pranë aeroportit është ende për t’u caktuar ku do të vendoset, në konsultë me autorin e saj Luan Mulliqi. “Të dyja statujat po trajtohen në pozicion të shtrirë. Nuk janë të hedhura në plehra dhe as të braktisura, por të ruajtura dhe të trajtuara 24 orë”,  deklaroi Kumbaro. Nga ana tjetër, puna midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës për ristrukturimin e sheshit “Nënë Tereza”, sipas Kumbaros, është një rast i mirë për të treguar frymën e bashkëpunimit. “Vetë bashkëpunimi që ne kemi në rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” me bashkinë e Tiranës, me të cilën kemi ndarë punët, një bashkëpunim institucional që ne synojmë të jetë tërësisht i koordinuar,  është provë e kësaj fryme”,  tha ministrja.

 

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Populli vuan nga kriza ekonomike, keta trupeshqit e qeverise harxhojne miliona leke te taksapaguesve per restaurim statujash dhe qosheve te rrugeve ku do te shkeli Papa. Perse nuk i kerkuan Vatikanit qe te beje keto gjera ne rast se Francesku kerkon te &#39;&#39;shkel mbi ar&#39;&#39;? Popullin nuk e ushqejne statujat qe kane mbire ne cdo shesh e rruge dhe as kriqet maje maleve dhe rreze kodrave.&nbsp;</p><p>Shtet qe nuk i ndahet miteve dhe idhujve.</p>

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Pa dashur te heq asnje pike apo presje nga ato qe ke thene, eshte me tere mend nje hipokrizi e madhe kjo qe po ndodh. Ku jane ambientalistet Shkreli, Lame, Cukali&amp;Co per pemet qe do priten tek sheshi para piramides? Vari l... nga kush qeverisemi dhe cfare alternative kemi(PD) kemi mare fund me keto funderriva politike...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.