Përmbaruesit privatë, Ministria e Drejtësisë merr masa disiplinore: Ka shkelje ligjore

Postuar në 04 Shtator, 2014 07:44

Pas disa inspektimeve, të iniciuara nga ankesat e qytetarëve, me objekt verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar me shkelje disa përmbarues gjyqësor private. Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton se mbështetur në shkronjën “ç” të nenit 10, shkronjën “dh” të nenit 52 dhe në shkronjën “b” të nenit 54 të ligjit nr. 10031, datë 11.12.2008 “Për ushtrimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka urdhëruar dhënien e masave disiplinore të parashikuar në ligj ndaj përmbaruesve gjyqësor A.M, H.XH dhe M.T. Agjencia gjithashtu bën me dije, me shkelje ligjore ka rezultuar edhe veprimtaria e përmbaruesit privat B.N, ndaj të cilit për shkak të mungesës së dokumentacionit në dosje, mosrespektimit të afateve procedural të njoftimit si dhe veprimeve jo etike që cenojnë rëndë figurën e përmbaruesit gjyqësor, është urdhëruar nga e Ministrit të Drejtësisë, dhënia e masës disiplinore “Pezullim i licensës përmbarimore për 6 muaj”.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.