Teuta Baleta ish-Inspektorja e BSH: Këshillin Mbikëqyrës ka dështuar në kryerjen e funksioneve

Elivar Golemi, inspektorja e Bankës së Shqipërisë, është thirrur sërish sërish nga Komisioni i Ekonomisë së Kuvendit. Në seancë dëgjimore të së enjtes është thirrur gjithashtu edhe paraardhësja e saj, Teuta Baleta, larguar nga detyra në vitin 2010. Edhe pse kjo e fundit nuk ka lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, kryetari i Komisionit Erjon Braçe tha se është thirrur në cilësinë e ekspertes. Ndërkohë Braçe, ka sqaruar nenet e ligjit mbi të cilat është mbështetur komisioni për të thirrur znj.Baleta dhe znj.Golemi janë Neni 36, pika 1 dhe neni 80, pika 3 e Kushtetutës se Republikës dhe nenet 2, 41 dhe 54 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë.” Baleta në raportimin e saj, tha se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin ka pasur ndërhyrje në kompetencat e Inspektorit të Përgjithshëm. Teksa sqaroi problemet ajo bëri përgjegjës Këshillin Mbikëqyrës, për të cilin tha se ka dështuar të kryejë funksionet e tij. “Auditimi duhet të jetë i pavarur, problematikat ishin disa, nuk u zbatua programi për trajnimin e inspektorëve rekomandim edhe i FMN. Vonesa në strukturimin e departamentit të kontrollit, për 1 vit e gjysmë pa dhënë shpjegime. Kam pasur mungesë në burime njerëzore, burimet në departamentit të kontrollit u kufizuan në disa aspekte, u kufizua aksesi në informacion për inspektorët e kontrollit, raste kur nuk jepej fare emri i tyre, problem profesionalizmi i audituesve, mosmarrja e përgjegjësisë së pranimit të rrezikut, ka pasur ndërhyrje është prekur pavarësia” tha Baleta në Komisionin e Ekonomisë. Sipas saj, për të gjitha këto parregullsi dhe shkelje të evidentuara ajo ka raportuar tek Guvernatori, ndërsa shton se “Fakti që problemi mbeti i pazgjidhur është pasojë e dështimit të Këshillit Mbikqyrës”.
L.V
Add new comment