Arkiv-Lajme
Si do të kompensohen pensionistët për energjinë. Dokumentacioni që nevojitet
Të gjithë pensionistët mund të përfitojnë kompensim të shpenzimeve për energjinë elektrike dhe lëndën djegëse. Kjo bazohet në legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, mund të përfitohet edhe kompensim shtesë, nëse keni në ngarkim persona të tjerë. "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur procedurat e plota, dokumentacionin e nevojshëm dhe paratë që mund të përfitohen nga çdo kategori.
Dritëro Agolli: Në Plenumin IV të KQ nuk thashë gjë kundër Ramiz Alisë, kur e kritikova në Kongresin 10 më quajti “ballist”
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, gjatë një rrëfimi të tij për gazetën “Panorama”, flet për marrëdhëniet delikatë me njerëzit e pushtetit në regjimin diktatorial. Në këtë intervistë ai shprehet se Ramiz Alia ishte caktuar prej kohësh pasues i Enver Hoxhës nga vetë udhëheqësi komunist. Sipas tij, Ramizi ishte njeriu më i përshtatshëm që i garantonte të ardhmen e familjes së tij. “Të gjithë e dinin që Ramizi ishte dredharak. Nuk ishte kockë e fortë Ramizi. Sot të lavdëronte nesër të shante. Që kur ishte gjallë Enveri, Ramizi e kishte të qartë se do të ishte pasues i tij.
Rimëkëmbja e sektorit energjetik, Qeveria kërkon hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim
Në mbledhjen e radhës, të mërkurën, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo hua do të shërbejë për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike. Gjatë mbledhjes qeveria miratoi dhe një sërë vendimesh të tjera si, heqje nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore.
Basha akuzon Ramën për bllokimin e investimeve. PS: Buxheti i Tiranës u miratua unanimisht
Lulzim Basha vazhdon të akuzojë kryeministrin për investime të pakryera nga Bashkia e Tiranës. Teksa ka inaguruar kopshtin numër 40 në kryeqytet, Basha tha se një numër jo i vogël institucionesh për fëmijët ishin buxhetuar për vitin 2014, por u penguan nga ish-kryebashkiaku tanimë kryeministër. “Këtu ka arritur niveli i luftës politike, që Edi Rama i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Bashkisë së Tiranës. Ky nuk është vetëm kryeministri më armiqësor, ndaj qytetit që ka drejtuar vet për 11 vite, por është edhe kryeministri më gënjeshtar, më mashtrues.
Papa në Tiranë, shërbimet sekrete mbajnë në vëzhgim kontingjentin shqiptar që luftoi në Siri
Vizita e Papa Françeskut në Tiranë në 21 shtator, ka rritur gatishmërinë e të gjitha strukturave. Shërbimet sekrete, ai vendas dhe të huaj, në bashkëpunim me policinë prej tre muajsh kanë shtuar masat e vëzhgimit, sidomos ndaj të gjithë pjesëmarrësve në luftën e Sirisë. Nga burimet zyrtare pranë policisë, thuhet se janë rreth 35 persona, të cilët janë kthyer në territorin shqiptar pas pjesëmarrjes aktive në luftimet e Sirisë. Të gjithë këta persona po vëzhgohen për aktivitetin e tyre në qytet ku jetojnë dhe kontaktet që ata kanë si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Saakashvili në Tiranë: Vendet e lindjes vuajnë nga probleme të ngjashme, korrupsion e kriminalitet
Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, për të cilin mediat kishin aluduar se mund të emërohej si një këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë ishte i pranishëm në aktivitetin me temë “Lider në auditor” që u zhvillua në Tiranë. “Shqipëria dhe Gjeorgjia janë dy vende mike, bashkëpunimi mes të cilave do të jetë gjithnjë parësor si në aspektin institucional ashtu dhe në atë miqësor. Unë nuk do të jem këshilltar i Kryeministrit Rama. Ai është një miku im me të cilin bashkëpunimi do të jetë gjithnjë i hapur dhe miqësor”, tha Saakashvili.
Spartak Ngjela: PD nuk bënte dot opozitë, prandaj u largua nga Kuvendin
Gjatë një interviste në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Spartak Ngjela tha se Partia Demokratike iku nga Kuvendi pasi nuk bënte opozitë. “Dhuna në Kuvend nuk është shkak i bojkotit” , u shpreh më pas kreu i PLD, ish-deputet i spektrit të djathtë por dhe ish-aleat i së majtës. sipas Ngjelës, Shqipëria ka një krizë morale. “Shqipëria ka një krizë morale që duhet goditur. Çështja është shumë e rëndë, opinionin publik është i mbarsur me korrupsionin dhe mosdhënien e drejtësisë. Të gjitha këto janë jashtë opozitës dhe opozita duket si jetime nuk mund ta shikojnë pesë njerëz.
Promovimi i vlerave të trashëgimisë nëpërmjet një Festivali xhazi në Berat
Me rastin e edicionit të parë të “Jazz & Wine Festival Interantional Albania 2014” që do të zhvillohet në qytetin e Beratit në datat 5 dhe 6 shtator, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u mbajt edhe konferencë për shtyp. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, producentja e Festivalit Eda Zari e Prof.Vaso Tole, prezantuan idenë dhe qëllimet e këtij eventi.
Rama poston foton e dy përfaqësuesve të qeverisë që do të marrin pjesë në Samitin e 26 të NATO-s
Kryeministri Rama poston në rrjetet sociale “Facebook” e “Twiter” këto dy rreshta: “Për në Samitin e NATO-s në Uells ku delegacioni shqiptar ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në axhenden e punës”. Këtë postim ai e shoqëron edhe më një foto të ministrave Ditmir Bushati dhe Mimi Kodheli. Samiti i 26-të i NATO-s do të mbahet Në Uells, në datat 4-5 shtator 2014.
Banka e nivelit të dytë bie pre e grabitjes nga punonjësit e saj, “fluturojnë” mbi 100 mijë euro
Sektori bankar merr një tjetër goditje. Një bankë të nivelit të dytë ka qenë shënjestra e radhës. Një tjetër rast vjedhjeje është shënuar në Tiranë, në orët e mesditës së të mërkurës. Policia ka mundur të arrestojë një punonjëse, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërkohë që ka nisur procedimin penal edhe për drejtorin e degës. Në kërkim është shpallur shtetasi Besmir Laja, i cili është dhe i dyshuari kryesor për vjedhjen në bankë të një shumë të madhe, mbi 100 mijë euro.