Promovimi i vlerave të trashëgimisë nëpërmjet një Festivali xhazi në Berat

Me rastin e edicionit të parë të “Jazz & Wine Festival Interantional Albania 2014” që do të zhvillohet në qytetin e Beratit në datat 5 dhe 6 shtator, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u mbajt edhe konferencë për shtyp. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, producentja e Festivalit Eda Zari e Prof.Vaso Tole, prezantuan idenë dhe qëllimet e këtij eventi. Në fjalën e hapjes, ministrja Kumbaro u shpreh se “mes historisë, kulturës, traditës dhe modernes do të çel siparin në qytetin e Beratit edhe edicioni i parë i një festivali, i cili nëpërmjet verës dhe muzikës, do të paraqesi politikën e ministrisë lidhur me promovimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale, të cilat do të prezantohen midis ushqimit dhe verës”. Nga ana tjetër, këngëtarja e njohur Eda Zari, u shpreh se “kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në metropole, pra Berati i UNESCO-s, është një qytet me vlera, histori, dhe një kulinari mjaft të pasur, dhe nëpërmjet muzikës Jazz dhe asaj Iso Polifonike, ne do të promovojmë vlerat e këtij qyteti të cilin nuk e kemi zgjedhur rastësisht, por sepse ai përfaqëson dhe ka një rëndësi historike dhe kulturore në botë, i cili është titulluar edhe “Trashëgimi Botërore” nga UNESCO”
L.V
Comments
Zonja Ministre! Çfarë lidhje
Zonja Ministre!
Çfarë lidhje ka muzika Jazz me promovimin e vlerave kulturore te Beratit.??!! Je nje kokerr injorante!!
Zoti Vaso Tole
Kompozimi juaj ishte fitues dhe u luajt ne hapjen e lojrave Olimpike ne Greqi. Pse nuk qenka i pershtatshem per te promovuar vlerat e Beratit, kur jane edhe brenda nje tradite? Pse behesh pjese e ketyre projekteve mashtruese per te vjedhur dhe shperdoruar parate e donatoreve? Ministres i falet se pozicion hajduteje ka, por Ty nuk te falet se je nje nga muzikologet me te mire ne Shqiperi.
Ai festival duhej te quhej PENTATONI, dhe te kishte vetem muziken shqiptare te bazuar ne ate shkalle, qe ka qene edhe tema e nje Librin tuaj.
Jam shume i zhgenjyer.
Une e dua Shqiperine.
Rrofte muzika tradicionale shqiptare.

Add new comment