Rama poston foton e dy përfaqësuesve të qeverisë që do të marrin pjesë në Samitin e 26 të NATO-s

Postuar në 03 Shtator, 2014 06:47

Kryeministri Rama poston në rrjetet sociale “Facebook”  e “Twiter” këto dy rreshta: “Për në Samitin e NATO-s në Uells ku delegacioni shqiptar ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në axhenden e punës”. Këtë postim ai e shoqëron edhe më një foto të ministrave Ditmir Bushati dhe Mimi Kodheli. Samiti i 26-të i NATO-s do të mbahet Në Uells, në datat 4-5 shtator 2014. Samiti cilësohet si një ngjarje kulmore në 65-vjetorin e themelimit të NATO-s, 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, si dhe pas dy dekadash operacionesh të NATO-s në Kosovë dhe Afganistan. Në këtë samit do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

L.V

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.