Rimëkëmbja e sektorit energjetik, Qeveria kërkon hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim

Në mbledhjen e radhës, të mërkurën, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo hua do të shërbejë për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike. Gjatë mbledhjes qeveria miratoi dhe një sërë vendimesh të tjera si, heqje nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore. Kështu, 7 objekte të ndodhura në pronën me emërtim “Qendra e Formimit Policor, Sauk-Tiranë”, i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave lejon ‘dhënien në përdorim të përkohshëm, për një periudhë 40-vjeçare, të objektit nr.42, me emërtim “Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Mbrojtjes”, nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Qeveria miratoi dhe një shtesë fondi prej 7 milionë lekësh buxhetit te Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2014. Ky fond shtesë i kalon këtij dikasteri për mbulimin e shpenzimeve të shërbimit të konsulencës së projektit “Ndërtimi i sistemit të ruajtjes së informacionit dhe vazhdueshmërisë së punës së Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”.
L.V
Add new comment