Saakashvili në Tiranë: Vendet e lindjes vuajnë nga probleme të ngjashme, korrupsion e kriminalitet

Postuar në 03 Shtator, 2014 10:01

Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, për të cilin mediat kishin aluduar se mund të emërohej si një këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë ishte i pranishëm në  aktivitetin me temë “Lider në auditor” që u zhvillua në Tiranë.  “Shqipëria dhe Gjeorgjia janë dy vende mike, bashkëpunimi mes të cilave do të jetë gjithnjë parësor si në aspektin institucional ashtu dhe në atë miqësor. Unë nuk do të jem këshilltar i Kryeministrit Rama. Ai është një miku im me të cilin bashkëpunimi do të jetë gjithnjë i hapur dhe miqësor”, tha Saakashvili. “Vendet e lindjes vuajnë nga probleme të ngjashme, korrupsioni i lartë, kriminaliteti..etj, por me reformat dhe pasionin e duhur mund të arrini atë që arriti Gjeorgjia në pak kohë”, vijoi ai. Gjatë bisedës me student ku ishte ftuar, Saakashvili ka lënë të kuptohet se kishte informacion  për të gjitha nismat e deritanishme të qeverisë shqiptare, duke këshilluar Ramën për më shumë të rinj ne qeverisje. “Shqipëria mund të ecë përpara vetëm përmes reformave tërësore dhe për të realizuar këto reforma duhen njerëz të çmendur dhe për këtë të rinjtë janë të çmendur. ” tha ai.Duke vazhduar më tej ish-presidenti u shpreh se Shqipëria dhe Gjeorgjia duhet të gjejnë pikat e duhura ku mund të jetësojnë bashkëpunimin e tyre. “Janë dy realitete të afërta të cilat kanë edhe GDP të njëjtë, prandaj dhe bashkëpunimi duhet të fokusohet në fusha të përbashkëta zhvillimi, të cilat do të ishin në interes të të gjithëve”, përfundoi Saakashvili, ish-Presidenti i Gjeorgjisë për dy mandate, nga janari 2004 deri në nëntor 2013.

L.V

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ky eshte Berisha nr 2. Njesoj sikur qiria jon nga Vicidoli te shkoj e te thote te njejtat gjera ne Gjeorgji.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.