Arkiv-Lajme
Ministri i Tregtisë dhe Energjetikës deklaron se konsumatorët familjarë nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë
Damian Gjiknuri, ministri i Tregtisë dhe Energjetikës, deklaroi të mërkurën se Banka Botërore ka aprovuar një paketë financiare për reformimin e sistemit të energjisë elektrike. Në një lajm të ATSH-së thuhet se ministri në fjalë siguroi se reformat nuk do të prekin çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe shtresat në nevojë. Sipas Gjiknurit, gjendja financiare e sistemit energjetik ishte e vështirë dhe vazhdon të mbetet e tillë ndërsa reformat janë të domosdoshme.
Putin dhe Poroshenko marrëveshje telefonike për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrahinës
Presidenca ukrainase njoftoi sot se, në përfundim të një bisede telefonike mes dy krerëve, Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, dhe atij rus, Vladimir Putin, u arrit një marrëveshje armëpushimi e përhershme për lindjen separatiste të Ukrainës. Në një komunikatë zyrtare të cilës i referohet Agjencia Telegrafike Shqiptare thuhet: “Presidenti ukrainas bisedoi me presidentin rus për një armëpushim të plotë. Ata arritën në marrëveshjen e një armëpushimi në rajonin e Dombasit”, thuhet në komunikatë.
Guvernatori i BSH Fullani vizitë “blic” tek Leskaj i KLSH-së: Mister mbi qëllimin e vizitës
Ka mbetur në terr takimi i shkurtër mes Fullanit e Leskajt. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë rreth mesditës të së mërkurës ngjiti shkallët për në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Takimi kreun e KLSH-së Bujar Leskaj ka zgjatur vetëm disa minuta.
Edita Tahiri: Barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet atëherë, kur BE të bëjë rikonstruktimin e urës
Edita Tahiri, zëvendëskryeministre dhe njëkohësisht kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi, gjatë një interviste për radion “Dojçe Vele” thotë se dialogu me Serbinë ka vazhduar menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nacionale në Kosovë. Pyetjes se “Serbia ka një kërkesë për ngritjen e një Gjykate në pjesën veriore të Kosovës”, Tahiri përgjigjet se tashmë është arritur marrëveshja për këtë çështje, sepse plani për zbatimin e marrëveshjes për çështjen e drejtësisë është i përfunduar në pjesën më të madhe.
Inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi nuk paraqitet në Komisionin Kuvendor. Deputetët kërkojnë masë ndëshkimore
Elivara Golemi, Inspektore e Përgjithshme në Bankën e Shqipërisë, ishte thirrur të mërkurën në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, për një seancë dëgjimore me, lidhur me vjedhjen e 713 milion lekëve. Por ajo nuk është paraqitur. Erion Braçe, kryetari i këtij komisioni, deklaroi se inspektorja ka refuzuar të përgjigjet, duke bërë me dije se përballë refuzimit ka dërguar një shkresë zyrtare. “Në shkresën e dërguar në Kuvend, zonja në fjalë shprehet se refuzon të paraqitet, por se është e gatshme të përgjigjet me shkrim për çdo pyetje. Kjo është absurde.
“Shamikuqja” e ftuar nderi në edicionin VII të festivalit Ndërkomëbtar Veror që do zhvillohet në Durrës
Nostalgjikët e kinemasë turke të viteve ’80 do kenë mundësi ta shohin nga afër, “Shamikuqen” e Iliazit. Ajo do të mbërrijë në Durrës. Edicioni i shtatë i “Durrës International Film Summerfest” do të mbahet më 9 - 14 shtator 2014. Në “Ishullin e Festivalit” në afërsi të plazhit, dhe në Amfiteatrin Antik Romak, nën yje, publiku do të shikojë prodhimet më të mira kinematografike botërore. Ky edicion do të promovojë vepra të rëndësishme dhe inovative të kinematografisë moderne botërore te prezantuara në audiencat lokale.
Dritëro Agolli: Rama ka pastruar vendin ku do “ngrejë pallatin”, Berisha e ka kthyer politikën si besim fetar dhe nuk heq dorë prej saj
Shkrimtari Dritëro Agolli, i quajtur ndryshe dhe si Patriarku i Partisë Socialiste, gjatë një interviste për gazetën “Panorama" ka vlerësuar punën një vjeçare të qeverisë. Madje ai e ka krahasuar punën e kësaj qeverie me sheshin e ndërtimit të një pallati, ku deri tani ka pastruar shkurret dhe ferrat, mbeturinat dhe çdo gjë të dëmshme dhe tani është gati të nisi ndërtimin e pallatit të ri.
Dashamir Shehi flet hapur: Nuk bëhet opozitë me Kuvende paralele. Bojkoti i zgjedhjeve lokale, sjellje reaksionare
Ka folur hapur kundër bojkotit opozitar aleati i PD-së Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së. Sipas tij, nuk mund të bëhet opozitë duke ngritur një Kuvend paralel. Në një intervistë për Ora News, Shehi argumenton se asgjë nuk ka ndryshuar në arsyet që çuan opozitën në bojkot, dhe thekson se qëndrimi afatgjatë jashtë parlamentit nuk është produktiv.
Tragjedia vazhdon. Shteti Islamik ekzekuton edhe gazetarin tjetër peng amerikan, Steven Sotloff
Fat tragjik ka pësuar edhe gazetari tjetër amerikan, Steven Sotloff, i zhdukur në Siri më 2013-ën. Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video, ku tregohet se si ata i presin kokën një tjetër. Gazetari mbahej peng nga militantët islamikë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ata po konfirmojnë raportimet. Sotloff u shfaq në një video muajin e shkuar, kur militantët islamikë vranë kolegun e tij, James Foley. Pas vdekjes së gazetarit Foley, nëna e Sotloff i bëri thirrje liderit të ISIS, Abu Bakr al- Bahdadi që të shpëtonte jetën e të birit.
a.k
Raporti i “Opendata”, 189 transferta të dyshimta parash jashtë vendit për 2013-ën
Një raport i “Opendata”, zbulon se viti 2013 për financat shqiptare ka shënuar plot 189 raste të transfertave jashtë vendit të dyshuara si pastrim parash. Në raport thuhet se gjatë këtij viti, 34% e rasteve të dyshimta për pastrim paraje kanë të bëjnë me transfertat jashtë vendit. Në sitën e raportit për transaksione të dyshimta për pastrim parash kanë kaluar dhe derdhjet kesh, në të cilën rezultojnë 96 raste me shuma të konsiderueshme, teksa po ashtu përgjatë vitit 2013 është rritur dhe prezenca e fenomenit të pastrimit të parave nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale.