“Shamikuqja” e ftuar nderi në edicionin VII të festivalit Ndërkomëbtar Veror që do zhvillohet në Durrës

Nostalgjikët e kinemasë turke të viteve ’80 do kenë mundësi ta shohin nga afër, “Shamikuqen” e Iliazit. Ajo do të mbërrijë në Durrës. Edicioni i shtatë i “Durrës International Film Summerfest” do të mbahet më 9 - 14 shtator 2014. Në “Ishullin e Festivalit” në afërsi të plazhit, dhe në Amfiteatrin Antik Romak, nën yje, publiku do të shikojë prodhimet më të mira kinematografike botërore. Ky edicion do të promovojë vepra të rëndësishme dhe inovative të kinematografisë moderne botërore te prezantuara në audiencat lokale. Këtë vit, festivali do të krijojë një seksion mbi Programin Dokumentar Ndërkombëtar dhe Filmit të Shkurtër. Konkurrim zyrtar do të përbëhet nga 8 filmat me të përzgjedhur të kohëve të fundit dhe 6 realizime të seksionit te “Bota Ballkanike”, prodhime të fundit nga rajoni. Durrësi, edhe këtë vit do të mirëpritse shumë artistë të huaj dhe kineastë, të cilët do t’a njohin Shqipërinë dhe këtë qytet të mrekullueshëm përmes filmit. Ndërkohë, në Durrrës mbërrin si e ftuar nderi dhe aktorja, shkrimtarja, regjisorja Türkan Şoray, e cila është një nga femrat më me influence në botën e kinemasë dhe politikës turke. E njohur nga publiku shqiptar me rolin e “Shamikuqes” ajo vjen në “Durrës International Film Summerfest” me rastin e 100 vjetorit të kinemasë turke si embleme e kësaj kinemaje.
L.V
Add new comment