Putin dhe Poroshenko marrëveshje telefonike për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrahinës

Presidenca ukrainase njoftoi sot se, në përfundim të një bisede telefonike mes dy krerëve, Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, dhe atij rus, Vladimir Putin, u arrit një marrëveshje armëpushimi e përhershme për lindjen separatiste të Ukrainës. Në një komunikatë zyrtare të cilës i referohet Agjencia Telegrafike Shqiptare thuhet: “Presidenti ukrainas bisedoi me presidentin rus për një armëpushim të plotë. Ata arritën në marrëveshjen e një armëpushimi në rajonin e Dombasit”, thuhet në komunikatë. Pas një serie suksesesh, ushtria ukrainase humbi terren javën e fundit ndërkohë që Kievi dhe Perëndimorët dënojnë vendosjen e trupave ushtarake dhe të armatimeve të rënda ruse në lindje të Ukrainës. Duket se shpallja e armëpushimit vjen një ditë para mbledhjes së NATO-s në përfundim të së cilës presidenti ukrainas duhet të takojë homologun e tij amerikan, Barack Obama, dhe më 18 shtator do të shkojë për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
L.V
Comments
Bazuar ne mediat
<p>Bazuar ne mediat nderkombetare,mendoj se informacioni i mesiperm eshte i njeanshem,sepse ai mesa duket merret vetem nga burimet ukrainase.</p><p>Ne fakt telefonata e Poroshenkos per Putinin eshte bere,por pergjigja e Putinit ndaj kerkeses se Poroshenkos per armepushim me separatistet ukrainas ka qene e tille,qe Rusia nuk eshte pale ne konflikt brenda Ukraines,keshtu qe Poroshenko duhet ti drejtohet vet separatisteve ukrainas per armepushim.</p>
Add new comment