Inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi nuk paraqitet në Komisionin Kuvendor. Deputetët kërkojnë masë ndëshkimore

Postuar në 03 Shtator, 2014 03:59

Elivara Golemi, Inspektore e Përgjithshme në Bankën e Shqipërisë, ishte thirrur të mërkurën në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, për një seancë dëgjimore me, lidhur me vjedhjen e 713 milion lekëve. Por ajo nuk është paraqitur. Erion Braçe, kryetari i këtij komisioni, deklaroi se inspektorja ka refuzuar të përgjigjet, duke bërë me dije se përballë refuzimit ka dërguar një shkresë zyrtare. “Në shkresën e dërguar në Kuvend, zonja në fjalë shprehet se refuzon të paraqitet, por se është e gatshme të përgjigjet me shkrim për çdo pyetje. Kjo është absurde. Zonja në fjalë ose nuk e njeh ligjin dhe Kuvendin e Shqipërisë, ose injoron. Kujtoj këtu se inspektorja e BSH, emërohet dhe shkarkohet nga Kuvendi dhe ajo e injoron këtë institucion”, tha Braçe. Braçe tha gjithashtu në mbledhjen e këtij komisioni se “Banka e Shqipërisë është banka e shtetit shqiptar dhe nuk është një bankë private dhe as sulltanat ku çdokush zgjedh të përgjigjet kur të dojë”. Ai shtoi gjithashtu se kjo është një situatë e mos funksionimit të institucionit, gjë që tregon degradimin e gjithë sistemit zinxhir në Bankën e Shqipërisë. Anëtarët socialistë në komision, gjatë mbledhjes ku mungonin kolegët demokratë u shprehën se duhet marrë masë ndëshkimore për inspektoren, deri në shkarkim nga detyra.

L.V

Comments

Submitted by lexo ligji (not verified) on

<p>Mire e ka zonja Me shkrim. dhe ligji per banken ja percakton te pakten cdo 6 muaj duhet bere informim me shkrim nga Banka dhe Inspektorja. Bracja te lexoje mire ligjin qe ka bere Cimi . Letra eshte e duruar Llafet i merr era. Pergjigjet e pyetjeve te zonjes pastaj Bracja ti publikoje ne facebook. Boll me keto komisionet me goje se ja kemi pare hajrin vetem shahen e asgje nuk del. Me shkrim te pakten do rritet dhe niveli.</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.