Ministri i Tregtisë dhe Energjetikës deklaron se konsumatorët familjarë nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë

Postuar në 03 Shtator, 2014 06:06

Damian Gjiknuri, ministri i Tregtisë dhe Energjetikës, deklaroi të mërkurën se Banka Botërore ka aprovuar një paketë financiare për reformimin e sistemit të energjisë elektrike. Në një lajm të ATSH-së thuhet se ministri në fjalë siguroi se reformat nuk do të prekin çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe shtresat në nevojë. Sipas Gjiknurit, gjendja financiare e sistemit energjetik ishte e vështirë dhe vazhdon të mbetet e tillë ndërsa reformat janë të domosdoshme. Ai u shpreh më pas se këto reformat u shtynë për shkak se trashëguam një situatë të paqartë juridike në sistemin e shpërndarjes. Zgjidhja e marrëveshjes me kompaninë çeke CEZ, dhënia e statusit të qartë juridik dhe marrja nën kontroll e aseteve të shpërndarjes bënë të mundur hapjen e mundësisë për financime në këtë sektor. Sipas tij pa zgjidhjen e këtij ngërçi juridik gjendja e sistemit të shpërndarjes së energjisë do të mbetej në kolaps dhe situata do të ishte kritike.

L.V

 

http://www.ata.gov.al/gjiknuri-konsumatoret-familjare-nuk-do-te-preken-nga-rritja-e-cmimit-te-energjise-161439.html

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>I nderuar ministër, nuk ka asnjë rritje të çmimit të furnizimeve bazë (sidomos energjia) që të mos pasqyrohet drejtëpërdrejtë tek konsumatori i varfër.&nbsp; Keqardhje të thellë që po mendohet ndërhyrje në çmim (me justifikim kostosh vs arketimesh) ndërkohë që nuk është avancuar me mbledhje të barabartë të pagesave, në gjithë Shqipërinë (në rast se nuk është menduar djallëzisht që ky hap të jetë i dyti).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.