Arkiv-Lajme

Shuhet në moshën 88- vjeçare aktorja Liza Laska

Postuar në 31 Gusht, 2014 14:22

Shuhet aktorja e njohur shqiptare, ‘Artistja e Merituar’, Liza Laska. Agjencia e lajmeve “Balkanweb” raporton se aktorja u nda jeta në moshën 88-vjecare duke lënë pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin.

Kryeministri serb premton libra në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të luginës së Preshevës

Postuar në 31 Gusht, 2014 12:22

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar  se nxënësit shqiptarë në luginën e Preshevës, do të kenë librat në gjuhën shqipe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.  Kjo raportohet nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë që përcjell gjithashtu lajmin se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë paralajmëruar, ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të pezullojnë mësimin nga ora 10 deri në orën 12, pikërisht për shkak të mungesës së librave në gjuhën amtare.

Qeveria i jep zgjidhje çështjes së toponimeve në dokumentet e identifikimit

Postuar në 31 Gusht, 2014 10:21

“Top-Channel” ka përcjellë sot lajmin se qeveria shqiptare ka vendosur që të ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Vendimi që është marrë më 27 gusht, zgjidh çështjen e toponimeve me palën greke, pasi detyron GJC-të që të plotësojnë vendlindjen e shetasve, sipas toponimeve që janë akredituar në OKB. Problemi u krijua sidomos me fëmijët e emigrantëve, apo me shtetas shqiptarë t lindur në terrotirin grek, por të cilëve në pasaporta vendlindja u shënohej sipas toponomeve historike të njohura nga shqiptarët.

"A1 Report": Rama u konfirmon deputetëve se s’do të ketë ndryshime të tjera në qeveri

Postuar në 31 Gusht, 2014 10:19

Edi Rama, kryeministri i vendit, jep fund aludimeve të fundit se muaji shtator do të sjellë riformatim të qeverisë së tij. Kjo është ajo që raporton televizioni “A1 Report”, sipas të cilit, kreu u ekzekutivit e ka thënë prerë këtë përpara ministrave dhe deputetëve të PS, se nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse dikush prej tyre do të përfshihet në ndonjë skandal të mundshëm. Deklarimi i Ramës, sipas televizionit, është bërë brenda mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste i zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Militantizëm dhe skandale - një shkrim i “REL” për problemet në diplomacinë maqedonase. Shumë afër me diplomacinë shqiptare në këtë drejtim

Postuar në 31 Gusht, 2014 08:20

“Evropa e Lirë” shkruan për situatën në trupin diplomatik të Maqedonisë duke evidentuar si problem kryesor, politizimin dhe mbushjen e saj me militantë. Për pasojë edhe skandalet janë jo të pakta, duke arritur madje edhe në nivel të vendimmarrjes politike. Kështu përmendet si gabim i madh fakti që ish-ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Nikola Dimitrov, u transferua si ambasador në Moskë. Po kështu problem paraqet edhe 5ështja e karrierave në diplomaci, me njerëz që caktohen ambasadorë pa kaluar më parë nga detyra të tjera që vlejnë edhe si “edukim diplomatik”.

“Shqip” zbardh raportin e Kuvendit për Thesarin e Shtetit: Ja si u përdor ari nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha

Postuar në 31 Gusht, 2014 08:12

Në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, është ngritur një komision i posaçëm për të verifikuar Thesarin e Shtetit nga viti 1938-1990. Komisioni i Verifikimit të Thesarit përbëhej nga nëntë anëtarë. Blerim Çela, kryetar, si dhe anëtarët me deputetë të forcave të ndryshme parlamentare, si: Shkëlqim Cani, sot ministër i Financave në qeverinë Rama; Gëzim Luli, Thoma Miço, Vehbi Gruda, Qemal Disha, Teodor Keko, Sami Kushta dhe Behadir Bakalli.

PD-ja zbulon dy letra të drejtuesve të policisë ku pranohen problemet me policinë rrugore dhe mangësitë në aksionin për lojërat e fatit

Postuar në 31 Gusht, 2014 07:16

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka publikuar sot disa letërkëmbime mes Shefit të Qarkullimit të Tiranës me kolegët dhe eprorët e tij, ku theksohen probleme serioze në zbatimin e detyrës nga personeli i policisë, madje edhe shkelje e rregullave. “Konstatohet mungesë korrektësie në kryerjen e detyrës; moszbatim i procedurës standarde në lidhje me ndalimin, verifikimin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesve të mjeteve.  Konstatohet se në orët e vona të natës, vendosen gjoba vend e pa vend dhe pa prezencën e drejtuesit të mjetit nëpër rrugicat e lagjeve”, citoi letrën Strazimiri.

“Kathimerini”: Anastasi në qendër të sulmeve. Qëllimi është që të ç'ekuilibrohet harmonia fetare

Postuar në 31 Gusht, 2014 06:47

“Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet në zemër të një 'lufte' të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri”, kështu shkruan në një editorial për Shqipërinë gazeta greke “Kathimerini” nën autorësinë e gazetarit Stavros Ximas. Ky I fundit shkruan se qëllimi I sulmeve ndaj Janullatos është cenimi I harmonisë fetare në Shqipëri.

Sesioni i ri parlamentar, Rama mbledh deputetët në Durrës

Postuar në 31 Gusht, 2014 05:53

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së, një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Mbledhja e deputetëve mbahet në qytetin e Durrësit dhe është ndarë në dy pjesë. Duke cituar burime nga Partia Socialiste, mediat bëjnë me dije se deputetët pritet të firmosin edhe një kod etike.

Kush është Federica Mogherini – gruaja që merr drejtimin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian?

Postuar në 31 Gusht, 2014 04:32

Ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogherini do të jetë pasuesja në detyrë e britanikes Catherine Ashton, mandati i të cilës në krye të Politikës së Jashtmë dhe të Sigurisë në BE përfundon në muajin tetor. Sëbashku me Donald Tusk që është zgjedhur për të drejtuar Këshillin Europian, Mogherini do të jetë një prej figurave kryesore dhe vendimtare të Bashkimit Europian për 5 vitet e ardhshëm, sigurisht, nëse gjithçka shkon sipas planit. Po kush është Federica Mogherini?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme